-
Kronikë
Gjobitet drejtoi i një shkolle në Kukës, lejoi kandidaten për deputete të bënte fushatë brenda ambienteve mësimore
Drejtori i shkollës së mesme Shën Meri në Kukës është gjobitur me 5 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka shkelur Kodin Zgjedhor duke lejuar një aktivitet elektoral brenda ambienteve mësimore.
21 Shtator 2021, 10:50 -
Politikë
Ristani akuza të forta Bashës: Edhe kur humb, fiton! Në zgjedhjet e fundit mblodhi rreth 12 milionë euro
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të të djathtëve, Lulzim Bashës, ku tha se në zgjedhjet e 25 prillit mblodhi rreth 12 milionë euro.
17 Shtator 2021, 17:20 -
Opinion
Sa vota shtoi Basha krahasuar me 2013-ën?
Një nga argumentet statistikorë që përdorin aktualisht kundërshtarët e Bashës është se, me të në krye, PD-ja nuk mori dot më 25 prill as votat e atyre që kishin votuar për PD-në (dhe partitë satelite të saj) më 2013, kur udhëhiqej nga Berisha. Ky argument statistikor është i cungët, sepse shumë nga votuesit e djathtë të 2013-ës janë larguar nga Shqipëria ose janë larguar fare nga kjo botë.
16 Shtator 2021, 08:52 -
Opinion
-
Politikë
Presidenti Ilir Meta dekreton përbërjen e Qeverisë ‘Rama 3’! Hapi i radhës miratimi nga Kuvendi
Pasi mori përgjigjen nga SPAK dhe prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga ministrat nuk janë në hetim, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama 3’.Me mandatimin e kryeministrit dhe dekretimin e qeverisë së re nga presidenti, Rama tashmë i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit.
14 Shtator 2021, 20:31 -
Opinion
Mero Baze: Përpjekje e Ilir Metës për t’u dukur si president
Ilir Meta është përpjekur dje të prodhojë një procedurë të re “verifikimi” për listën e kandidatëve për ministra që Edi Rama ka bërë të njohur publikisht. Përmes një shkrese, ai i ka kërkuar Prokurorisë ta informojë nëse ka për ndonjë prej tyre informacione apo kërkesa për të iniciuar hetime ndaj tyre.
13 Shtator 2021, 20:00 -
Politikë
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj 'Rama 3'
Kur kanë kaluar më pak se 48 orë nga mbërritja e shkresës zyrtare të presidentit të Republikës Ilir Meta në zyrën e kryeprokurorit Olsian Çela për të marrë informacion lidhur me 16 ministrat e rij të Edi Ramës, Report Tv ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Nga ana tjetër, sot kreu i Shtetit i ka dërguar ditën e sotme po të njëjtat informacione edhe SPAK-ut.
13 Shtator 2021, 12:18 -
Politikë
Meta 'pranon' se zgjedhjet ishin të rregullta, si betohej në fushatë se nuk do e dekretonte Ramën kryeministër: Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij
Presidenti Ilir Meta, me dekretimin sot të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, pranoi se zgjedhjet e 25 prillit janë legjitime dhe nuk janë vjedhur, përkundër asaj se çka thotë opozita që i cilëson si “masakër zgjedhore”.
11 Shtator 2021, 12:37 -
Politikë
Në sezonin e ri politik Ahmetaj falënderon votuesit: Na besuat privilegjin me një mandat të tretë të vazhdojmë punën e nisur, mirënjohje
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka nisur sezonin e ri politike me falënderime ndaj votuesit që i besuan Partisë Socialiste mandatin e tretë radhazi.
10 Shtator 2021, 13:58 -
Politikë
Berisha çlirohet nga gënjeshtra e madhe pas përjashtimit nga PD, ndryshon qëndrim për zgjedhjet 25 prillit: Nuk janë manipuluar, i humbi Basha
Disa minuta pasi Basha e përjashtoi nga partia nën presionin e SHBA, Berisha ka ndryshuar qëndrim për zgjedhjet parlamentare, sipas tij zgjedhjet nuk janë manipuluar, por janë humbur nga PD-ja për shkak të paaftësisë drejtuese
10 Shtator 2021, 09:01 -
Opinion
Ish-të përndjekurit politikë, shpresa e humbur e Bashës
Lulzim Basha dhe Partia e tij (jo) Demokratike , mbajnë shpresën e fundit tek ish-të përndjekurit politikë.Kjo shtresë së fundi ka ngjallur “optimizmin” tek bashistët që vijnë pas 5 humbjeve rresht në tapetin elektoral, dhe mendojnë se “duke përkrahur ish-të përndjekurit, ne do të vijmë në pushtet”.
9 Shtator 2021, 14:02 -
Opinion
Transferimi i problemeve nga PD në Parlament përshpejton shthurjen
Oborri i PD mbetet i boshatisur ndonëse vapa iku me gushtin dhe kanë mbetur pak ditë për hapjen e Parlamentit. Deputetët e rinj të opozitës do të rikthehen aty pas gati dy vjet e gjysëm abandonim, pra mbi gjysëm mandati pushim, dhe kjo natyrshëm do të nënkuptonte që padurimi për të shpalosur energjitë e pakonsumuara në betejat parlamentare me maxhorancën, të shtonte trafikun njerëzor në korridoret e PD.
9 Shtator 2021, 11:10 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Tapa e shishes që të gjithë kanë frikë ta heqin
Tani që saga e përballjes së Sali Berishës me Amerikën e ezauroi aspektin e saj politik-partiak, të gjithë janë turrur të thonë fjalën e tyre nëse ai mund të ose jo të hyjë formalisht në Parlament ditën e premte, meqenëse ka fituar votat e zgjedhësve në 25 prill. U dorëzua politika, fjalën e ka procedura!
9 Shtator 2021, 11:05 -
Opinion
-
Politikë
Propozimi i Edi Ramës si kryeministër, mbërrin në Presidencë shkresa e PS, firmosur nga Damian Gjiknuri
Partia Socialiste nuk humbi kohë dhe 2 ditë pas shpalljes së emrave të qeverisë së re, hodhi hapin e parë procedural drejt fillimit të detyrës. Këtë të shtunë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Rama kryeministër.
4 Shtator 2021, 10:30 -
Politikë
9 ditë para betimit, Lefter Koka lë mandatin e deputetit: Kam njoftuar Kuvendin dhe KQZ-në! Po ia lë vendin të rinjve
Lefter Koka ka hequr dorë nga mandati i deputetit të PS në Durrës. Ai njoftoi përmes një statusi në FB se vendimi i tij i është njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa thekson se e ka përmbyllur ciklin e tij politik. Për Kokën, rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpuntorët që e bënë fitues për vite me radhë.
1 Shtator 2021, 15:34 -
Opinion
Ish-këshilltari i Bashës, Ahmetaj: 30 gushti maskaradë, turpi dhe marrja nuk kanë të sosur
Së pari, më 13 Qershor, në vend që "ose të dilte komit për masakrën e zgjedhjeve", ose të merrte përgjegjësitë për humbjen turpëruese të radhës, ri-emëroi vetveten Doknishot, ose Drejtor suprem të kompanisë së falimentuar më 25 Prill!
30 Gusht 2021, 12:04 -
Politikë
Luan Rama largohet nga të gjitha funksionet në LSI: Humba në zgjedhje, marr përgjegjësi si drejtues politik i Vlorës! Pavarësisht rrethanave penguese, s'justifikohem
Luan Rama ka njoftuar largimin nga të gjitha funksionet në LSI, duke u bërë kështu zyrtari i parë në radhët e kësaj partie, i cili dorëzhiqet pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 prillit. Rama shkruan se si drejtues i duhet të mbajë përgjegjësi edhe në rast se nuk është përgjegjës për këtë humbje.
30 Gusht 2021, 10:42 -
Opinion
Mark Marku dhe Najada Çomo, shkaqet e dy largimeve në prag të stinës së re politike
Nuk diskutohet që largimi i Mark Markut është më i fortë, më i bujshëm, më i zhurmshëm e ndoshta me pasoja më të mëdha.Por gjithsesi edhe ikja e Najada Çomos, e cila sapo ka hyrë në politikën shqiptare, janë të dy gjithsesi sinjale jo pozitive për opinionin publik .
28 Gusht 2021, 09:43 -
Politikë
Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, Basha: Beteja jonë s'është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin
E menjëhershme ka qenë përgjigjia e kreut të PD Lulzim Basha pasi kryeministri Edi Rama e ka përmendur gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër, ku tha se dora për PD është e shtrirë.
27 Gusht 2021, 20:45
