-
S'respektoi kuotën gjinore, PS korrigjon listën për qarkun e Elbasanit! PD asnjë reflektim për problemet në 11 qarqet
Partia Socialiste ka korrigjuar fletën e votimit për qarkun e Elbasanit, pasi nuk kishte respektuar kuotën gjinore. Ligji parashikon që 1 në 3 kandidat të jetë i gjinisë së kundërt, por kjo nuk ishte respektuar në emrat e fundit të listës së këtij qarku.
12 Mars 2021, 10:51 -
Kryemadhi në Peshkopi, prezanton Hajri Laçin: Në rrugë ndihej era e ndryshimit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndalur ditën sotme në Peshkopi, ku ka prezantuar kandidatit për deputet Hajri Laçi. Për Kryemadhin, në rrugët e Dibrës ndihej era e ndryshimit që po kërkohet në 25 prill.
12 Mars 2021, 09:34 -
Veliaj: Përballe kemi një ekip që nuk është akoma gati; Të rinjve duhet t’u tregojmë kush është Basha e Saliu
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj gjatë takimit me koordinatorët e fushatës, tha se në zgjedhjet e 25 prillit, përballë është një ekip që ende nuk ka listën gati.
11 Mars 2021, 22:58 -
Rrëfehet Luljeta Bozo në 'Repolitix': Kur takova Ramën s'më ndërpreu fjalën, kot thonë s'të lë të flasësh! Berisha? Historia i ka treguar të këqijat (VIDEO)
Inxhinierja dhe njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë, Luljeta Bozo është shfaqur në një rrëfim ndryshe në emisionin "Repolitix" në Report Tv ku tregon sfidat dhe objektivat e saj për fushatën, pse pranoi ftesën e kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e PS por edhe duke i kthyer një përgjigje sulmeve që iu bën pasi u përfshi në listat e socialistëve.
11 Mars 2021, 22:03 -
Befasia/ Drejtuesi i fushatës në Durrës Adrian Çela nuk figuron fare në listën e kandidatëve të PS
Zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë nga partitë kryesore vijon të prodhojë befasi. Në shator të vitit 2020, administrator i OSHEE-së, Adrian Çela, u caktuar si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste në Durrës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kjo lëvizje u lexua edhe si një lëvizje të Vangjush Dakos, një nga personazhet kryesor sa i takon peshës dhe lidhjeve elektorale të PS-së në Durrës.
11 Mars 2021, 21:44 -
Tensionet në PD e Vlorës për pakënaqësitë e listave, Bujar Leskaj: Debate pati, por s'kam dhënë dorëheqjen
Bujar Leskaj i kontaktuar nga Shqiptarja.com tha se debate pati që lindën disa pakënaqësi për shkak të renditjes në listë por shtoi se kjo është normale dhe mohoi që ai të ketë dhënë dorëheqjen.
11 Mars 2021, 21:18 -
Mero Baze: 'Kryengritjet' e Vlorës dhe dallimi mes PS e PD
Pas lajmeve se Bujar Leskaj dhe kryesia e PD në Vlorë kanë kërcënuar me dorëheqje, për shkak të listës së Lulzim Bashës, Partia Demokratike në qendër bëri një deklaratë në emër të Bujar Leskajt, ku thotë që ai është në krye të punës dhe lajmet për dorëheqje janë sajime të Edi Ramës.
11 Mars 2021, 19:30 -
Fermerja Rigerta Loku e para në listën e Lezhës: Jam optimiste që do futem në parlament! Kam lënë Romën për Mirditën dhe s’do e braktis as po u bëra deputete
Fermerja Rigerta Loku e cila ka përfunduar universitetin në “La Sapienza” por e la Romën për të ngritur fermën e saj në Mirditë, është kandidatja e parë për deputete në listën e partisë “Nisma Thurje” për qarkun e Lezhës
11 Mars 2021, 19:27 -
Kumbaro për Report Tv: Synojmë 3 mandate në Gjirokastër, s'mund t'u besohet kandidatëve të opozitës që braktisën elektoratin, janë humbës tradicional
Mirela Kumbaro, e cila është renditur e para në listat e PS në qarkun e Gjirokastrës, tha se socialistët synojnë të marrin 3 mandate në këtë qark. Në një intervistë për Report Tv, Kumbaro u shpreh se lista e PS kanë sjellë energji e forca të reja përmes futjes së emrave të rinj, ndërsa i konsideroi listat e kundërshtarëve si kandidatë përballë humbësish tradicional.
11 Mars 2021, 19:02 -
Të padëshiruarit/ Lulzim Basha vendos në lista njerëzit që u votuan kundër nga baza e PD-së, në krye Xhelal Mziu i kontestuar nga 268 demokratë
Lulzim Basha dhe Sali Berisha sfidojnë strukturat dhe bazën e PD-së, vendosin në një listë të besuarit e tyre që morën rekord votash kundër gjatë zgjedhjeve brenda partisë në tetor 2020
11 Mars 2021, 18:46 -
Flasin për Report Tv e para e socialistëve dhe e katërta e PD në Shkodër! Edona Bilali: Forca e PS listat përfaqësuese! Bardeli: Programi i opozitës, në shërbim të njerëzve
Për përballjen e 25 prillit në Shkodër kanë folur për mikrofonin e Report Tv Edona Bilali, e para e kandidatëve të PS dhe Greta Bardeli, e katërta e PD-së, të dyja pritet të jenë në Kuvendin e ardhshëm pasi konsiderohen në zonë fituese
11 Mars 2021, 18:24 -
Alqi Bllako prezantohet me të rinjtë e Njësisë 1: I nderuar të jem pjesë e super ekipit fitues të Tiranës
Alqi Bllako, i cili drejtoi me sukses për dy vjet Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, tashmë i zgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, u prezantua sot përpara të rinjve të Njësisë 1 në Tiranë, ku dhe është caktuar si kandidat për deputet.
11 Mars 2021, 16:43 -
Shitësi i heroinës në listën e PD! Rezeart Tusha, kandidat në Durrës, është arrestuar në Zvicër
Ligji i dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike. Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. I tillë është rasti i Rezeart Tushës, kandidiat në durrës për PD, i arrestuar në Zvicër me heroinë.
11 Mars 2021, 16:22 -
PD-ja e Korçës shpërthen në akuza kundër Bashës: Na ke gënjyer, lista s’është përfaqësuese! Salianji sherr me ish-kryetarin e degës Andrea Mano
Lista e kandidatëve për deputetë e krijuar nga kreu i PD Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit, pas Vlorës ka krijuar përplasjen e rradhës në Korçë. Renditja në vendin e 7 të listës për deputet të ish- kryetarit të PD të Korçës Andrea Mano dhe ndarja e zonave elektorale, ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen me kandidatët e Qarkut dhe strukturat
11 Mars 2021, 15:55 -
Listat e PD-së në Vlorë, Damian Gjiknuri: 'Skuthëllik' i Lulzim Bashës, propozoi më shumë emra seç lejon ligji
'Skuthëllik i Lulzim Bashës', kështu i ka cilësuar Damian Gjiknuri listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, i cili kandidon në Vlor&am
11 Mars 2021, 15:51 -
-
LISTA E PLOTË/ Kandidatët e LSI për parlamentin e ardhshëm, Kryemadhi kandidon në 3 qarqe! Drejtuesit politik të qarqeve të parët
Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë ndër partitë e para që ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
11 Mars 2021, 14:48 -
Rama nga Vlora ironi me Presidentin: Ne kemi Ilir Metajn e vërtetë, shaka është por sa gjysma e së vërtetës
Në takimin me kandidatët e PS-së në Vlorë, Kryeministri Edi Rama nuk harroi të thumbonte edhe Presidentin e Republikës. Rama thotë se në listën e PS në Vlorë ndodhet në Ilir Metaj i vërtetë. "Ata që janë të lënduar me nj&e
11 Mars 2021, 14:36 -
Plator Nesturi: Një listë sulmi dhe një listë në mbrojtje
Tashmë zaret janë hedhur, regjistrimi në KQZ është kryer dhe së pari mbetet veç të japim opinionet e para të listave, për të cilat të gjitha palët deklarojnë se janë fituese. Pamë tre filozofi të ndryshme të listave që në një farë mënyre na tregojnë dhe qasjen se si I bëjnë fushatës tre partitë kryesore dhe me çfarë marshi hyjnë në garë. Së pari ish LSI që paraqiti ekipin e vet. Ish një listë ky mbizotëronin emrat e rinj dhe ku shpesh si meritë e kandidatit theksohej se ish në vitin e tretë si student. Goxha arritje kjo.
11 Mars 2021, 14:29 -
Aeroporti i Vlorës, Rama: Halli i zgjidhur, firmoset kontrata brenda 3 javësh dhe do të fillojë puna!
Kryeministri Edi Rama nga Vlora deklaroi se aeroporti i Vlorës është tani një hall i zgjidhur dhe se brenda tre javëve do të firmoset kontrata dhe do të fillojë puna. Ai tha se aeroporti është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një
11 Mars 2021, 14:09
