-
Shkodër/ Aksident i rëndë në Kryebushat, vdes 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe 2 fëmijët e mitur (VIDEO)
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dhe policia informoi se ka qenë një aksident zinxhir, ku fillimisht në kamion u përplas me një furgon dhe më tej me makinën e viktimës 37-vjeçar, që po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët. S'ka të dëmtuar në dy mjetet e tjera, Policia Rrugore nis hetimet për shkaqet dhe rrethanat. Pamjet e makinave të bëra copash
4 Korrik 2025, 16:02 -
-
-
Eduard Zaloshnja: Vdekjet nga krimi dhe të automobilistëve në nivelin e BE-së, të këmbësorëve, biçiklistëve, motoçiklistëve janë problem!
Ne kemi një problem të madh me vdekjet aksidentale të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve – plot 65 prej tyre humbën jetën gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me vetëm 26 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe kjo ka ndodhur kur numri i aksidenteve rrugore është ulur me 8%
4 Korrik 2025, 08:30 -
Aksident te Rruga e Arbrit, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, 2 persona të plagosur
Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbërit rreth orës 15: 30, ndërsa, nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën
3 Korrik 2025, 17:38 -
-
Humbi kontrollin e motoçikletës në rrugën Lezhë-Shëngjin, drejtuesi përfundon i plagosur në spital (VIDEO)
Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të marte, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve
1 Korrik 2025, 17:01 -
Tirana kryeson/ 35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj (por jo të gjitha raportohen në polici)! Ligji ende mungon
35 aksidente me pasoja të rënda me monopatina u regjistruan në të gjithë vendin nga 1 janari 2024 deri më 31 maj 2025, 18 prej të cilave në Tiranë. Trendi shihet në rritje në 5 muajt e parë të këtij viti. Gjatë këtyre 17 muajve policia vendosi 913 gjoba, pjesa dërrmuese e të cilave janë vetëm gjatë këtij viti. Përtej këtyre shifrave zyrtare, numri i dëmtimeve nga monopatinat është disa herë më i lartë, siç dëshmojnë dhe shifrat e atyre që përfundojnë në spital.
1 Korrik 2025, 15:32 -
Vlorë/ Vetura ‘Golf’ përplas këmbësoren te vijat e bardha dhe më pas ‘Audi-n’, 65-vjeçarja përfundon në spital!
Një automjet i markës “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha te rruga Transballkanike. Pas goditjes, vetura u përplas edhe me një tjetër automjet të tipit “Audi”
1 Korrik 2025, 13:01 -
Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve të huaj te ‘Plazhi i Vjetër’, dërgohen për mjekim në spital, njëri me dëmtime në kokë (VIDEO)
Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa më pas me autoambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore më të specializuar
30 Qershor 2025, 12:42 -
-
-
-
Tiranë/ Makina përplaset me barrierat e rrugës dhe thyen pemën, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Trenit. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës. Makina është përplasur me një pemë që ndodhej në anë të rrugës.
28 Qershor 2025, 23:15 -
Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 4 persona të plagosur (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. 2 mjete janë përplasur me njëra- tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.
28 Qershor 2025, 20:35 -
Tiranë/ Aksident në Laprakë, përplasen 6 mjete, mes tyre një autobus dhe një makinë policie, plagosen dy efektivë dhe shoferi i një taksie (VIDEO)
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë semaforit të Laprakës. Sipas informacionit të policisë, në aksident janë përfshirë 6 automjete, mes tyre një taksi dhe një automjet policie.
28 Qershor 2025, 19:47 -
-
-
Aksident në Lezhë, mjeti humb kontrollin, përplaset me disa makina të parkuara (VIDEO)
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara.
26 Qershor 2025, 19:28 -
Dinamika/ Report Tv rindërton skemën: Si ndodhi aksidenti mes makinës dhe 3 të miturve me monopatina (PAMJET)
Policia arrestoi shoferin e makinës që përplasi 3 të mitur me monopatina të mërkurën në Tiranë, të cilët mendohet se kaluan në rrugë me semafor të kuq. Report Tv rindërton grafikisht skemën e plotë të përplasjes.
26 Qershor 2025, 15:35