-
Fusha ku luajnë fëmijët, rrugët dhe kanalet janë mbuluar nga mbetje inerte dhe ato urbane në lagjen "Kushtrimi" në periferi të qytetit të Vlorës. Kronika sjell shqetësimin e banorëve dhe apelin drejtuar bashkisë.
16 Korrik 2021, 18:30 -
Nuk pranoi të jepte informacion për tenderin e rrugës, gjobitet me 50 mijë lekë kreu i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma
16 Korrik 2021, 18:07Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma është gjobitur për të dytën herë për të njëjtën shkelje. Komisioni i Prokurimit Publik e ka gjobitur këtë herë me 50 mijë lekë të reja pasi Gurma, nuk pranoi që të bashkëpunonte me shefin e KPK-së.
-
-
Dhuna ndaj gjyqtarit të Vlorës, Gjykata e Apelit: Akt i rëndë kriminal
16 Korrik 2021, 12:48 -
Gjykata e Apelit reagon pas dhunimit të gjyqtarit Arqile Basho
16 Korrik 2021, 11:32 -
Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë: Po na grabit pronën! Sa lekë ke marrë, qen bir qeni
16 Korrik 2021, 10:16Një situatë e pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi tëdhënë, gjyqtari është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.
-
Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës! Balluku: Synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, pastaj të jemi fuqi eksportuese
15 Korrik 2021, 16:52Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
-
Moti i keq me erë të fortë, Bashkia e Vlorës thirrje pushuesve në det: Jini të kujdesshëm për veten dhe fëmijët
15 Korrik 2021, 13:20Është përkeqësuar moti pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, duke bërë që Bashkia të dalë me një apel për kujdes ndaj pushuesve.
-
Pronarët e lokaleve në Lungomare protestë për masat anti-COVID, paralajmërojnë se do të ulin qepenët: Të vijë Rama të menaxhojë bizneset tona, i japim dyfishin e pagës që ka si kryeministër
14 Korrik 2021, 15:48Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e sotme në një protestë paqësore para drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ja transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë së vendit
-
Aksident në Orikum, makina kthehet përmbys në kanal
13 Korrik 2021, 15:23Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Orikum të Vlorës.
-
Po kultivonte kanabis në një pyll në Dhërmi, arrestohet 61-vjeçari nga Tirana
13 Korrik 2021, 10:10Një 61-vjeçar me iniciale F.B, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia e Vlorës për kultivim kanabisi
-
'Porto Palermo festival 2021', nga 15 korriku në Himarë! Bucci: Shqipëria e Italia marrëdhënie të veçanta! Festivali bën bashkë artistët vendas dhe europianë
12 Korrik 2021, 19:13‘Porto Palermo festival 2021”, do të përcojë tek pushuesit e bregdetit të jugut tingujt e muzikës bashkëkohore. Ky projekt ide e violonistit shqiptar Olen Çezari bën bashkë artistë të huaj dhe vendas në Kalanë e Porto Palermos.
-
-
Ishte me familjen për pushime në Radhimë, doktori nga Korça ndërron jetë në shezlong
12 Korrik 2021, 13:53Ndërron jetë në shezlong mjeku nga Korça, gjatë kohës që ka qenë me pushime me familjen ne plazhin e Radhimës në Vlorë.
-
Shpërdoroi detyrën, arrestohet ish-punonjësi IKMT së Himarës dhe dy bashkëpunëtorët e tij, shpallet në kërkim një tjetër
12 Korrik 2021, 13:35Policia i ka dhënë sot masën arrest me burg një ish-punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë. Punonjësi i IKMT është identifikuar me inicialet M. N., 36 vjeç dhe ishte banues në Sarandë. 36-vjeçari është akuzuar për veprën shpërdorim detyre pasi gjatë muajit maj ka lejuar ndërtimin e disa objekteve të paligjshëm në Himarë.
-
Sezoni turistik, radhë të gjata makinash në Lungomare të Vlorës (VIDEO)
12 Korrik 2021, 12:19Kulmi i sezonit turistik ka shkaktuar radhë të gjata makinash në Lungomare të Vlorës.
-
Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset 21-vjeçari
11 Korrik 2021, 21:50Policia thotë se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
-
Tingujt e muzikës baroke 'mbërthejnë' qytetarët e Vlorës! Në skenë interpreton mezzosopranoja Tiziana Portoghese
11 Korrik 2021, 20:37U mbajt mbrëmë në qytetin e Vlorës Edicioni i tetë i Festivalit të muzikës baroke. Artistët dhuruan emocione përmes repertorit barok italian të viteve 1600-1700, jo vetëm në instrumentale por edhe në vokal. Tingujt e muzikës së vjetër krijuan një atmosferë magjike nën perëndimin e diellit në bregdetin e Vlorës
-
Operacion blic në paraburgimin e Vlorës dhe në disa qytete të tjera, mbi 100 efektivë nga Tirana kontrolle për më shumë se 1 orë në qelitë e të burgosurve
11 Korrik 2021, 12:00Mbi 100 efektivë policie nga Tiranë kanë zhvilluar një operacion blic në paraburgimin e Vlorës. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se ky operacion i policisw wshtw bwrw edhe nw disa paraburgime në qytete të ndryshme.
-
Thyen orën policore, gjobiten me nga 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan
11 Korrik 2021, 11:24Ora policore vijon të mbetet deri në orën 24:00 në kuadër të masave anti-COVID, por disa subjekte nuk e zbatojnë rregullin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Policia ka gjobitur me 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan pasi thyen orën policore.