-
-
Humbja më 14 maj, nisin kritikat e para te ‘Rithemelimi’! Deputetë e anëtarë kryesie: Të reflektojmë, reformim! Berisha: Rama bleu votat dhe mediat
Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht. Më të qartë ishin para gazetarëve, pasi në mbledhjen me dyer të mbyllura që Berisha drejtoi për herë të parë pas humbjes, shmangu problemet e brendshme dhe foli vetëm për akuzat ndaj qeverisë.
23 Maj 2023, 15:55 -
Humbja e thellë e opozitës, deputeti Gështenja: Rezultati i 14 majit, skandaloz! Të jemi kokëulur para demokratëve! Rama mundet me lidership të ri
Pas disfatës së thellë më 14 maj, deputeti i PD Lefter Gështenja thotë se rezultati ishte skandaloz dhe të gjithë duhet të qëndrojnë kokëulur para demokratëve e të punojnë për ringritjen. I ftuar në Report Tv, Gështenja tha se duhen disa mekanizma për të mundur Ramën, por fokusi duhet të jetë te lidershipi i ri.
23 Maj 2023, 13:50 -
‘Lufta’ në PD, Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit
Ish-kryparlamentarja Jozefina Topalli duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku në lidhje me situatën në PD thotë se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit.E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorë
23 Maj 2023, 13:00 -
Berisha mbledh kryesinë e Rithemelimit/ Këlliçi: Duhet të kapërcejmë hatërmbetjet! Spahia: Humbëm prej krimit të organizuar e të mbështetur nga Rama
Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit në selinë blu. Belind Këlliçi, i cili humbi përballë Erion Veliajt në garën për bashkinë Tiranë tha se në fokus të diskutimit do të jenë zgjedhjet. Ai u shpreh se do të mundohen të kapërcejnë hatërmbetjet për t’u bashkuar ndërsa lidershipi nuk do të ndryshojë. Me këtë dha mesazhin e qartë se Sali Berisha nuk do të largohet.
23 Maj 2023, 12:03 -
Shpartallimi i opozitës më 14 maj/ Varaku: Berisha u vra politikisht! Gurra: Për 2-3 muaj të ketë përpjekje për bashkim të PD! Burimi: Del nga kriza prej referendumit të brendshëm
Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.
22 Maj 2023, 21:44 -
PS thirrje PD-së: Të diskutojmë për ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi, vota pro nuk është tradhti
Partia Socialiste i bën thirrje opozitës që të ulen të bisedojnë për të bërë disa ndryshime në ligjin për reformën e drejtësisë. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Taulant Balla tha se bashkë me Klotilda Bushkën do të kërkojnë bashkëpunimin e opozitës që të miratojnë këto ndryshime që janë sugjeruar edhe nga institucionet partnere që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi.
22 Maj 2023, 12:01 -
-
Mero Baze: Opozita e ndarë dhe opozita që nuk ka ndarë mendjen
Të vetmet produkte të reja opozitare pas 14 Majit ishin Arlind Qorri dhe Roland Bejko. I pari si kundërshtar afatgjatë i Edi Ramës dhe të majtës klasike, Ii dyti si kundërshtar I të djathtës berishiste, e cila po mban të ndarë opozitën për interesa tërësisht familjare të një njeriu.
21 Maj 2023, 20:38 -
-
Humbën zgjedhjet, Partia e Lirisë: Krimi nën komandën e Ramës shkatërroi zgjedhjet! Do mbrojmë votën me çdo çmim
Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, i qëndroi argumentit se më 14 maj pati votime nën terrorin e mafies së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, që sipas tij nën tutelën e kryeministrit Rama, shkatërruan zgjedhjet.&a
19 Maj 2023, 14:57 -
Deputeti Shehu s'njeh Bardhin si kreun e ri të grupit parlamentar të PD: Ishin vetëm 19 nga 52 anëtarë, të mblidhemi të gjithë! Babaramo: Ngërçi merr fund me bashkim
Deputeti demokrat Tritan Shehu nuk e njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD me argumentin se janë 52 anëtarë dhe nuk ka marrë as gjysmën e votave.
19 Maj 2023, 14:47 -
-
Bardhi kreu grupit parlamentar, Xhaferraj në Report Tv: Zhvillimet te PD që përfaqësojnë 10 % të elektoratit s’kanë rëndësi! Berisha të tërhiqet që palët të bashkohen
Sipas Xahferrajt, opozita, pra dy palët e PD-së, duhet të shohin përgjegjësinë tek vetja dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Me këtë përçarjes sipas Xhaferrajt, ato nuk krijojnë dot perspektivë. Xhaferraj shton se Berisha duhet të tërhiqet nga PD në mënyrë që palët të shkojnë drejt bashkimit
19 Maj 2023, 14:00 -
Berisha shfrenon fantazinë: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën! U pagua 600 € për 1 votë
Sali Berisha sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse se pse ai humbi në mënyrë drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligark&
19 Maj 2023, 13:44 -
Zgjedhja e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar, Berisha: Nuk njohim asnjë strukturë paralele në PD
Sali Berisha thotë se nuk njeh asnjë strukturë paralele në PD. Teksa u pyet në lidhje me zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar në PD, Berisha tha se s’ka asnjë koment për këtë.‘Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që u
19 Maj 2023, 13:01 -
Dorëheqja e Alibeajt, deputetët e PD-së thërrasin mbledhje urgjente, zgjedhin Gazment Bardhin si kreun e grupit! Reagon Berisha: Nuk e njohim
Gazment Bardhi është kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, deputetët demokratë kanë thirrur një mbledhje urgjente dhe 19 prej tyre kanë votuar pro emërimit të Bardhit si kreu i grupit. Pro ka votuar edhe Lulzim Basha.
19 Maj 2023, 12:45 -
Humbja drastike në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do votëbesohem si kryetar, por pasi të mbrojmë votën e vjedhur
Sali Berisha sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse se pse ai humbi në mënyrë drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligarkëve. Ai shtoi se në zona si Mamurrasi blerja e një vote kapi dhe shifra deri në 600 euro.
19 Maj 2023, 12:33 -
Alibeaj paralajmëroi mbledhje të kryesisë pas dorëheqjes, disa anëtarë nuk pranojnë: Ai nuk ka më kompetencën për ta thirrur
Enkelejd Alibeaj, ditën kur u dorëhoq nga pozicioni i tij si kryetar i komanduar i grupi parlamentar në PD dhe nga posti i kryetarit të grupit parlamentar, paralajmëroi edhe një mbledhje kryesie e cila parashikohej që të mbahej ditën e sotme
19 Maj 2023, 10:31 -
Ben Andoni: Liria te PD-ja dhe fishkëllima ndaj Markut &Kadillit
Ngjarja më e hidhur pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e vitit 2021 rezultoi se nuk ishte humbja, por mënyra sesa me ngulm mbahej Basha në krye të PD-së dhe më shumë akoma fakti se PD-ja po përjetonte në një kohë tjetër politike.
18 Maj 2023, 22:20
