-
-
SPAK mbyll hetimet, kërkon gjykim për Rrumin e Shijakut dhe për ish avokatin e shtetit! Laho e korruptoi me 900 mijë lekë që mos shkonte në gjyq
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish avokatin e shtetit, Irgen Kërçukun. SPAK pretendon se juristi është korruptuar nga Rrumi i Shijakut, Aleksandër Laho për të mos shkuar në një gjyq pronash që kishte me Pal Seçunin. Pasi mori shifrën prej 900 mijë lekë nga Rrumi, Irgen Kërçuku nuk shkoi në gjyq
26 Korrik 2023, 09:20 -
'BF' humbi në Rrogozhinë, Xhaferri: Janë prerë 2000 bileta avioni që të vijnë e të votojnë për Memollën! Kemi prova, do i çojmë në SPAK
Në radhët e Foltores arsyen për humbjen e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha, në bashkinë e Rrogozhinës, ia faturojnë mekanizmit shtetëror për të blerë votat
25 Korrik 2023, 18:26 -
Mori 2 mijë euro për të liruar një person që e kapi me drogë! Kërkoi të dorëzohen brenda ditës ose e arrestonte! SPAK dërgon për gjykim oficerin Sokol Sanameti
SPAK merr të pandehur dhe dërgon në gjykim oficerin e policisë gjyqësore Sokol Canameti, pasi akuzohet se mori 2 mijë € për të liruar një person që e kapi me drogë, SPAK dërgon për gjykim oficerin Sokol Sanameti
25 Korrik 2023, 13:12 -
Ligji për Akademinë e Shkencave do të shkojë në Kushtetuese! Zhupa: 13 shkelje, SPAK të vlerësojë veprat penale! Presidenti të mos e dekretojë
Deputetja e PD Ina Zhupa sqaroi publikisht 13 shkeljet për miratimin me shpejtësi ligjin për Akadaminë e Shkencave dhe ndryshimin e kritereve të garës për kreun e saj. Zhupa thotë se ligji do denoncohet në Gjykatën Kushtetuese dhe i bën thirrje SPAK të vlerësojë shkeljet dhe veprat penale të deputetëve socialistë
25 Korrik 2023, 12:05 -
Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, Vangjeli: Altin Dumani e ka shkruar emrin në histori
SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn. Nisur nga goditjet që SPAK ka bërë në krahun e socialistëve, analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një diferencë mes dy kampeve në PS dhe PD.
24 Korrik 2023, 18:06 -
Urdhërarresti për ish zv kryeministrin, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn! I nis kërkesë Interpolit
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pasi nuk u gjet brenda vendit. Dosja i është përcjellë Interpolit, pasi policia njoftoi prokurorinë se i kërkuari nuk është gjetur brenda vendit. Ndërkaq gjyqi për incineratorin e Fierit u shty për në shtator me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë për të përgatitur mbrojtjen
24 Korrik 2023, 11:01 -
Mero Baze: Sulmet alogjike kundër drejtësisë si frikë nga e vërteta
Gjithë interpretimi që një pjesë e opozitës po përpiqet t’i bëjë fushatës agresive të SPAK kundër zyrtarëve të lartë në pushtet, bazohet në një shtyllë kryesore. Sipas tyre kjo është një betejë e Edi Ramës për të spastruar të vetët, dhe jo një betejë e drejtësisë, kryesisht SPAK
21 Korrik 2023, 19:30 -
Shabani në Report Tv: Opozita sulmon SPAK, e dinë se radhën do ta ketë Berisha e Meta! Demaliaj: Pandëshkueshmëria ka sjellë korrupsion në vend
Kryetari i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani thotë se po vjen koha e fundit të pandëshkueshmërisë! I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, Shabani tha se opozita duhet të ishte e para që duhet të mbështesë aksionet e SPAK, por përkundrazi po e sulmon. Ky sulm sipas Shabanit, vjen pasi e dinë që sot është radha e ministrave të qeverisë, e nesër do të jenë ish-ministrat e qeverisë së kaluar
21 Korrik 2023, 19:09 -
Lobimi i LSI-së në SHBA, ish-deputeti që bëri denoncimin në SPAK: Afera kap vlerën 1.2 mln dollarë! Meta, Kryemadhi, Vasili e Tavo rrezikojnë burg
Sipas Valterit, pas Vasilit radhën për tu thirrur në SPAK do të ketë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Valteri tha se ai ka përpiluar një dosje konkrete që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi
21 Korrik 2023, 18:50 -
Dosja, biznesmeni Sokol Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive, si iu ‘ble’ apartamenti Albina Mançkës
Pronari i “Frigo food” Albania Sokol Meqemeja evidentohet në dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetaj si pjesëmarrës në transaksionet me të cilat ish-zv.kryeministri ka fshehur origjinën e disa prej pasurive të tij. Sipas prokurorisë, biznesmeni i ka dhënë 140 mijë euro Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve.
21 Korrik 2023, 15:29 -
Nisin kërkimet brenda vendit për Arben Ahmetajn, kontrolle banesash në Tiranë e Durrës! SPAK kërkoi lokalizmin, policia s`ka kthyer përgjigje
Urdhër arresti i firmosur nga gjykata ndaj Arben Ahmetajt ka vënë në lëvizje policinë e cila po zhvillon kërkime për ish-zv.kryeministrin brenda vendit. Të dhënat i janë përcjellë edhe policisë kufitare, ndërsa prokuroria ka kërkuar informacion nga policia për vendndodhjen e të kërkuarit, por ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare
21 Korrik 2023, 12:11 -
GJKKO firmos kërkesën, SPAK i dorëzon policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn! Ish-ministri pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar
Policia e shtetit ka nisur kërkimet për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Shpërndarja e urdhër arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë.
20 Korrik 2023, 18:43 -
Inceneratori i Elbasanit, avokati kërkon pafajësi për Klodian Zoton: Iu bë gjyq publik, s`besoj te procesi i drejtë! S’ka imponuar asnjë ministër
Avokati i Klodian Zotos, biznesmenit të shpallur në kërkim për incineratorët, tha në gjykatë se nuk beson tek procesi i rregullt ndaj klientit të tij. Ardian Leka tha se Zoto ka ofruar vetëm konsulencë si avokat ndërkohë që prej vitesh po i bëhet gjyq publik. Nga ana tjetër avokati theksoi se vendimet për inceneratorët janë miratuar nga qeveria dhe jo nga ministra të përveçëm
20 Korrik 2023, 13:05 -
Dosja ‘Ahmetaj’/ Kadilli për Report Tv: Rama të mbajë përgjegjësi politike, të japë dorëheqjen
Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli thotë se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për çështjen e Arben Ahmetajt. I ftuar në Report Tv, Kadilli thotë se ai që merr përgjegjësi politike duhet të japë dorëheqjen dhe duke theksuar se përgjegjësia mbetet e kryeministrit Rama.
19 Korrik 2023, 17:24 -
GJKKO ka në ‘tavolinë’ kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, pritet përgjigjja! Do verifikohen telefonat, kompjuterët e dokumentet e sekuestruara
Urdhra arresti, kontrolle banesash dhe sekuestrim pasurish, këto janë kërkesa me të cilat SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme menjëherë pas aprovimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt. Ndërkohë që dy vendimet e para janë ekzekutuar, tashmë pritet të zbatohet vendimi i tretë i gjykatës për arrestimin e ish-zv.kryeministrit dhe personave të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me të.
19 Korrik 2023, 15:34 -
Fondet e BE? Ambasadorja: S'ka drekë falas, duhet të plotësoni kushtet!
Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian, duhet t&eum
19 Korrik 2023, 15:13 -
Ministrja Xhaçka: Anëtarësimi në BE është objektivi ynë kombëtar, s’do rreshtim kurrë së punuari
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, se Shqipëria ka përparuar në procesin për rugëtimin e europian, por ka ende shumë detyra për të plotësuar. Ajo tha se integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet kombëtar dhe s’do reshti
19 Korrik 2023, 13:50 -
Ambasadorja e BE thirrje SPAK: Vendimet e marra s’duhet të kenë dyshime, garantoni rezultate të larta si në BE
Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë në vendin tonë që të japë rezultate te larta njëjtë si në standardet e BE-së. Hohmann thotë se vendimet e marra nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kenë dyshime apo pikëpyetje, ndërsa theksoi se SPAK deri më tani ka dhënë rezultate.
19 Korrik 2023, 12:38 -
Ylli Pata: Rënia e të 'paprekshmëve', një kronikë që sapo ka filluar
Kur Donald Lu në vitin 2016, solli metaforën e “Të Paprekshmmit” të Brian de Palma, si një histori që në Shqipëri sapo kishte filluar, e tallën. Madje më shumë se kaq, e linçuan, e sulmuan, e shanë dhe e përndoqën madje edhe në Kirgistan, ku shërbeu si ambasador i SHBA-së.
18 Korrik 2023, 21:45 -
Dosja Ahmetaj/ Gazetari Sokolaj në Report Tv: SPAK në ‘gjueti’ për personat e përfshirë në çështjen e inceneratorëve! Priten goditje më të mëdha
Sokolaj thotë se dyshohet se në lidhje me këto hetime, SPAK ka nisur ‘gjuetinë’ edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë, për të cilët dyshohet se janë prerë edhe urdhër arreste të tjera.
18 Korrik 2023, 19:33 -
Dosja e SPAK për Arben Ahmetaj: Ish ministri përfitoi 34 mijë euro nga Zoto e Mërtiri për shpenzime në hotele luksi nga Milano në Monako, Vjenë, Gjermani e Francë
Në dosjen 320 faqe të cilën Report TV zbulohen udhëtimet e hetuara nga SPAK të Arben Ahmetaj dhe të afërmve të tij, për periudhën 2013 – 2017.SPAK thotë se Ahmetaj p&eum
18 Korrik 2023, 16:46 -
Dosja ‘Ahmetaj’, gazetari në Report TV: Më shumë se gjysma e qeverisë është në hetim! Ish-ministri nuk është fajtori i vetëm! SPAK të tregohet profesional
Në një intervistë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dyrnjaja thotë se më shumë se gjysma e qeverisë është në hetim për procedurat e bëra në 10 vite qeverisje. Ai thotë se nëse SPAK do tregohet profesional dhe jo emotiv, do kemi një tronditje të klasës politike shqiptare.
18 Korrik 2023, 15:27 -
Dosja ‘Ahmetaj’/ SPAK heton tendera në 7 bashki: Ish-ministri ndërhyri që të përfitonin miliona euro miqtë e tij Zoto e Mërtiri
SPAK po heton jo vetëm inceneratorët por edhe disa tenderë në 7 bashki të vendit, që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, mund t’i kenë përfituar falë kontakteve dhe ndërhyrjes së Arben Ahmetajt tek kryebashkiakët. SPAK arrin në konkluzionin se për tenderët që bosët e inceneratorëve fitonin, Ahmetaj merrte shpërblim
18 Korrik 2023, 14:20 -
Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Sali Berisha viktimë e karmës, mendonte se kurrë s’do kishte punë me drejtësinë
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në Report TV deklaratën e sotme të Sali Berishës, ku ky i publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.
17 Korrik 2023, 15:40 -
Mori 330 mijë lek ryshfet për tenderin, SPAK çon për gjykim sekretaren e Përgjithshme të Shëndetësisë, Joana Duro dhe tre të tjerë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka mbyllur hetimet për korrupsionin me tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
17 Korrik 2023, 11:40 -
Paralajmëron avokat Ngjela: SPAK së shpejti do godasë djathtas
Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK do të fillojë të godasë edhe djathtas. Në një intervistë për Report Tv, Ngjela u shpreh se ka ardhur koha që SPAK të godasë edhe djathtas, e shtoi se nëse ecën me këtë doktrinë, pra me goditjen e rangjeve të larta të politikës, shumë shpejt ketë edhe në radhët e opozitës që do të bien në rrjetën e SPAK
15 Korrik 2023, 18:06 -
S’tregoi të gjitha vrasjet, Henrik Hoxha humb statusin i penduar! SPAK: Vërtetuam se mbajti rezerva për disa ekzekutime
Një nga të penduarit e drejtësisë Henrik Hoxha ka prishur bashkëpunimin me SPAK, duke mos i treguar të gjitha vrasjet që ka bërë, disa edhe me Nuredin Dumanin. Prokuroria e posaçme vërtetoi se Hoxha mbajti disa sekrete të porositësve apo ngjarjeve kriminale dhe i hoqi statusin e bashkëpunëtorit
15 Korrik 2023, 17:05 -
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ngjela në ‘Pa Protokoll’: I pafajshmi nuk arratiset! Ish-kryeprokurorja: Opozita po beson në SPAK
Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se kryeministri Rama nuk mund të dilte kundër SPAK. Ngjela hodhi dyshime në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj, ku tha se një i pafajshëm nuk arratiste, por përballet me drejtësinë
14 Korrik 2023, 22:05 -
Ylli Pata: Edi Rama foli me opozitën apo me të tijët?
Deri në momentin që Edi Rama dha qëndrimin politik të kreut të qeverisë dhe mazhorancën për rastin “Ahmetaj”, është tentuar nga opozita, në të drejtën e saj, që ta sulmojnë aq fort qeverinë sa ta kthejë në të akuzuar, siç është i akuzuar një zyrtar i rëndësishëm i saj
14 Korrik 2023, 20:20 -
-
-
Kuvendi votoi pro arrestimit të SPAK, Edi Rama dhe ministrat që votuan pro dhe kush munguoi në seancë
Kuvendi i hapi rrugë sot SPAK për të vijuar procedurat për arrestimin e Arben Ahmetajt, ish zv/ kryeministrit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama së bashku me 8 ministra të kabinetit qeveritar votuan pro. Edhe kryetari i grupit parl
14 Korrik 2023, 12:59 -
-
Kuvendi votoi pro arrestimit të Ahmetajt, ja disa prej deputetëve që munguan
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot kërkesën për e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 177 deputetë votuan pro, ndërsa 3 deputetë të opozitës abstenuan. Konkretisht, Vangjul Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.Por ka pasur edhe
14 Korrik 2023, 12:04 -
Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt, Berisha: Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori! Rama ja mbathi se pati frikë se do e pyesnim
Ish kryeministri Sali Berisha edhe pas dhënies së lejes nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetajt, sërish ka aluduar se Ahmetaj s’ishte i akuzuar por prokurori.“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot?Ishte gjysma e saj, gjysmë ishte meite.Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati
14 Korrik 2023, 11:33 -
-
Tabaku pas votimit të Kuvendit për arrestimin e Ahmetajt: S’ka asnjë emër nga opozita në dosjen e inceneratorëve
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mohuar sot se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës.“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë
14 Korrik 2023, 11:29 -
-