-
Arrestimet e zyrtarëve të lartë nga SPAK, Rama: Vetëm fillimi i fundit! Do të shuhen vatrat e krimit të organizuar
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS në Fier ku foli për një sërë çështjesh të aktualitetit në vend që nga arsimi e deri tek Reforma në Drejtësi.
3 Nëntor 2023, 18:25 -
'Reformën në Drejtësi nuk e bëri Amerika por PS', Rama: Të forcojmë kontrollin brenda qeverisë për të kapur duargjatët
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar të PS në Fier, ku foli për zhvillimet e fundit në vend dhe për Reformën në Drejtësi, duke theksuar se këtë të fundit, e ka bërë PS dhe jo SHBA.
3 Nëntor 2023, 17:58 -
Rama në Fier vë theksin tek arsimi profesional: Mungesa e specialistëve alarmante! Apel prindërve: Fëmijët me 5 e 6 mos i çoni në Universitet, jepini zanat
Partia Socialiste mblodhi sot pasdite Asamblenë e Zgjeruar në Fier ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama i cili premtoi që të çojë pagën mesatare 900 euro dhe vuri theksin tek arsimi profesional.
3 Nëntor 2023, 17:14 -
FOTO/ Vizita e Dumanit në SHBA, ambasada e SHBA-së: Grupi i prokurorëve do të vijojë takimet në DASH
Ambasada Amerikane ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të SPAK me zyrtarë të lartë të drejtësisë në SHBA. Dumani sipas ambasadës së SHBA, ka zhvilluar takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejt&am
3 Nëntor 2023, 11:10 -
‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV
Mund të bësh gjithçka, mund të synosh shumëçka, mund të mbahesh në ‘lojë’ nga ata që prej lojës duhet të kishin nxjerrë, mirëpo, je i mbaruar politikisht, sepse revolucioni që po ndodh po transmetohet vetëm në televizor, dhe SPAK-u nuk ndjek shfaqje.
3 Nëntor 2023, 10:22 -
SPAK ‘merr bekimin’ në SHBA, Departamenti i Shtetit: Të impresionuar nga puna e drejtësisë! Tashmë askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri
Ndihmës Sekretari i Amerikan i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’brian është takuar me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ku tha se janë mbresëlënëse rezultatet reale të Reformës në Drejtësi. Sipas tij këto rezultate kanë treguar se askush nuk është mbi ligjin.
3 Nëntor 2023, 09:01 -
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla: Ndërhyri për faturat e energjisë
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është dërguar në gjyq nga SPAK bashkë me tre persona me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, sipas SPAK ai ndikoi te i akuzuari tjetër Xhamani, elektricist për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij
2 Nëntor 2023, 15:51 -
Ikën Detar Hysi, rokadë avokatësh në GJKKO për Laert Haxhiun! Caktohen dy të tjerë, shtyhet seanca
Gjykata e Posaçme cakton 2 avokatë të tjerë kryesisht për Laert Haxhiun, teksa u revokua avokatja e caktuar më herët nga shteti Pranvera Doçi. Avokatët e shtetit do të jenë Artan Simoni dhe Edvis Gorishti. Ndërkohë Pranvera Doçi tha se për shkak të një fatkeqësie familjare, nuk mund ta ndiqte procesin si dhe për shkak të dosjes voluminoze
2 Nëntor 2023, 12:42 -
Ylli Pata: Teatri anti-SPAK në Parlament
Skenat që dalin në televizion e media online si video apo meme të parlamentarëve, janë përgjithësisht akte skenaresh jo të përpunuar. Ku shkrimtarë amatorë që hiqen si spin doktorë përgatisin ndonjë draft apo edhe batuta të ndonjë akti, qoftë dy.
1 Nëntor 2023, 18:14 -
Shtyhet thirrja në SPAK për Rakip Sulin, do të merret në pyetje më 6 nëntor
Hetimet për Bashkinë e Kamzës kanë vënë në lëvizje me veprime konkrete Prokurorinë e Posaçme duke i dërguar fletëthirrje Rakip Sulit. Thirrja për t'u marrë në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, është shtyrë për më datën 6 nëntor
1 Nëntor 2023, 09:15 -
Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal
Tre persona u dërguan në gjyq nga SPAK për trafik droge, pastrim parash dhe grup kriminal pas hetimeve në Shqipëri dhe Norvegji. Të akuzuarit janë Flori Pali, Anita Adilaj dhe Fredi Pali.
1 Nëntor 2023, 10:09 -
Berisha në hetim për ‘Partizanin’, Zef Brozi për Report Tv: Të korruptuarve t’i sekuestrohet pasuria! Të zbardhet 21 janari, Gërdeci dhe CEZ-DIA
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i bën thirrje drejtësisë që të vijojë hetimet për aferën e Partizanit. Në një reagim për Report Tv, Brozi sjell në vëmendje aferat e tjera të Berishës, Gërdecin, 21 janarin e CEZ-DIA. Ndërsa, bën thirrje që t’i jepet fund shantazhit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, në një kohë kur Berisha ka mobilizuar Rithemelimin për të mbrojtur veten dhe dhëndrin e tij.
1 Nëntor 2023, 09:33 -
Dumani e SPAK në SHBA, Berisha frikë nga goditja e dytë e madhe?!
Në vorbullën e halleve të Sali Berishës me drejtësinë, vetë me masë detyrim paraqitje në gjykatë nën akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa dhëndri Jamarbër Malltezi në burg për pastrim parash, shumë ngjarje të rëndësishme që po ndodhin në Shqipëri po kalohen si pa vën&
31 Tetor 2023, 19:11 -
Tri palë në përplasjen për tokën te Kepi i Rodonit! Përveç banorëve, kisha në konflikt me biznesin privat! Administratorja e 'Albanian Touriste Resorte': Prona e bllokuar nga SPAK
Konflikti për pronën e kishës franceskane tek Kepi i Rodonit, për të cilën 8 persona u përplasën me armë pak ditë më parë, ka tri palë. Përveç banorëve, institucioni fetar ka mosmarrëveshje me kompaninë private “Albanian Tourist Resort” e cila kishte marrë tokën me qira, dhe nuk pranon ta lirojë edhe pse nuk ka paguar për 6 muaj
31 Tetor 2023, 14:25 -
Hetojnë dosjen e Sali Berishës e dhëndrit Malltezi! Edhe Arben Kraja e Enkeleda Millonai pjesë e delegacionit të SPAK në Uashington! Takime dhe me DASH dhe agjentët e FBI-së
Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.
31 Tetor 2023, 09:44 -
SPAK i dërgon fletëthirrjen, Rakip Suli do merret në pyetje të mërkurën
Kryebashkiaku i Kamzës duhet të paraqitet të mërkurën paradite (1 nëntor) në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje. Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit.
30 Tetor 2023, 15:52 -
4 vjet SPAK, sukseset dhe defektet e institucionit që ka mundur politikën
Për pak kohë mbushen 4 vjet nga ngritja e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, ose siç njihet me akronimin SPAK. Si fillim e brishtë, e paformëzuar me strukturat e saj, e paplotësuar me burimet e duhura njerëzore dhe cilësohej shpresa e fundit e një shoqërie që lëngonte nga korrupsioni dhe krimi duke e katandisur Shqipërinë në vendet e fundit në kontinent.
30 Tetor 2023, 11:15 -
Tafani zbërtheu trafikun e kokainës të Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE! Prokurori sot kërkesë GJKKO për rivlerësimin e masave
Pas rrëfimeve të Artan Tafanit për 2 linja të trafikut të kokainës, SPAK pritet të nisë drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian letërporosi për të mësuar më shumë mbi emrat dhe rrugë kalimet e grupit kriminal. Pas kalimit të dosjes së Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij nga Elbasani në SPAK, prokurori Behar Dibra pritet të drejtohet GJKKO-së të hënën për rivlerësim të masave të sigurisë.
29 Tetor 2023, 15:12 -
SPAK ngre ‘stekën’ e goditjes, a duhen zgjeruar burgjet?!
Kemi një shumëfishim të goditjes nga ana e SPAK të personave të korruptuar dhe të lidhjeve me krimin në Shqipëri, të cilët kanë përfituar para në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe drejtpërdrejt nga arka e shtetit shqiptar
28 Tetor 2023, 19:32 -
Një mësim nga Trocki për Berishën dhe revolucionin e PD-së
Megjithëse çështja e Berishës është përballë Drejtësisë dhe tashmë publiku do të njohë edhe më realisht staturën e tij, por më shumë aftësitë e tij për t’u përballur me të gjithë akuzën, një gjë është dhe mbetet e paqartë: A do të vazhdojë tollovia e procedurës nga Drejtësia dhe çfarë do t’i përballë asaj Berisha?
28 Tetor 2023, 17:10 -
Akuzohet se ndihmoi vëllezërit Ramaj të pastronin paratë, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Njëri prej tyre, babai i djalit tim
Ish-drejtuesja e Kadastës së Durrësit, Raimonda Dashi u la sot në 'arrest shtëpie' nga GJKKO, me akuzën se ka ndihmuar pastrimin e parave nga dy vëllezër të dënuar për trafik droge në Belgjikë. Në sallën e gjyqit, ish-zyrtarja tha se nuk ka abuzuar me detyrën dhe se me shtetasin Besian Ramaj, ka pasur mardhënie intime madje ka lindur edhe një fëmijë të cilit, ai nuk i ka njohur atësinë.
28 Tetor 2023, 15:21 -
Preç Zogaj: Vendi i betejës është gjykata
Akuzat e ndërsjellta në shamatoret dhe foltoret e politikës janë kakofonia shurdhuese e tranzicionit tonë tridhjetvjeçar. Ku janë përzier në një thes, me një dinakëri të mirëmenduar, krime të mëdha dhe shkelje të vogla, të vërteta tronditëse dhe sajesa të lloj-llojshme. Kjo ka qenë dhe është mënyra më e mirë për fshehur korrupsionin real të drejtuesve të lartë politikë dhe menteshave rreth tyre.
28 Tetor 2023, 11:13 -
‘Kriza e Berishës nuk mund të jetë edhe kriza e PD-së’, Bejko: Jemi në mbështetje të SPAK! Të hetohet kushdo qe ka abuzuar me pasuritë e shqiptarëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, duke u ndalur tek akuzat e ngritura nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen “Partizani”, duke u shprehur se PD është në mbështetje të SPAK.
28 Tetor 2023, 11:03 -
OSBE mbështet SPAK-un dhe Gjykatat e Posaçme! Dumani: Vëmendje të veçantë korrupsionit të funksionarëve publikë
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës, organizoi një trajnim për “Hetimin dhe gjykimin e veprave penale në fushën e prokurimit publik”
27 Tetor 2023, 21:22 -
VIDEO/ Debatoi me avokatin e Mediut në gjyq, ish përgjegjësi i depos së armëve në Gërdec nuk flet para medieve: Më lini se jam i çorientuar, më dhemb koka
Veiz Muça, ish përgjegjës në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut se procesi i punës ishte i rrezikshëm. Gjatë dëshmisë së tij ai është kundërshtuar nga avokati i Mediut, Ardian Visha i cili evidentoi se Muça ka dhënë d&e
27 Tetor 2023, 18:34 -
'Gërdeci'/ Ish përgjegjësi Veiz Muça 'përplaset' me avokatin e Fatmir Mediut në gjyq: Më shpëtoi zoti, hera e parë që nuk hëngra bukë në fabrikë! Visha: Dëshmi kontradiktore
Në seancën e sotme për Fatmir Mediun në lidhje me çështjen e Gërdecit ka pasur debate mes dëshmitarit Veiz Muça ish përgjegjës në fabrikën dhe Ardian Vishën
27 Tetor 2023, 17:26 -
Tragjedia e Gërdecit, dëshmon punëtori Ndue Nikolla: Mbikëqyrësi na kishte porositur që të bënim kujdes se kishte rrezik! Atë ditë mu dogj 40% e trupit
Report Tv zbardh dëshminë e një prej dëshmitarëve të Gërdecit në GJKKO. Ndue Nikolla i cili punonte në fabrikën e demontimit për të çmontuar predhat ka deklaruar se pasi hiqnin kokat e predhave baruti futej në thasë dhe dërgohej me karroca në magazinë.
27 Tetor 2023, 16:20 -
Humbi bashkëshortin gjatë shpërthimit në Gërdec, dëshmon Mirela Dvorani: Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, ishin primitive
Ka dhënë sot dëshminë e saj në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit. Ajo tha se tha se atje punohej në kushte primitive dhe këtë shqetësim
27 Tetor 2023, 16:17 -
'Gërdeci'/ Ish-përgjegjësi, Muça: U shkelën të gjitha rregullat nga babëzia për të sjellë sa më shumë municion dhe për të arritur normën! Sot s’punoj aty as për 1 mln në ditë
Ish përgjegjësi Veiz Muça është dëshmitari i radhës që është marrë sot në pyetje në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos s&am
27 Tetor 2023, 16:07 -
Berisha nuk i bindet gjykatës! Nëse s’paraqitet më 6 nëntor, SPAK mund të kërkojë autorizim për burg ose arrest shtëpie
Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK. Mos-zbatimi i vendimit të gjykatës, i jep dritë jeshile prokurorisë të kërkojë masë sigurie më të rëndë, arrest në shtëpi me autorizim nga Kuvendi
27 Tetor 2023, 15:46 -
Ben Andoni: Pas Berishës, opozita duhet ta largojë frikën si koncept
Nëse do t’u thuash njerëzve të sotëm të Partisë Demokratike se kanë frikë do të kesh një përballje të ashpër dhe aspak të këndshme. Ne, shqiptarët, e konsiderojmë si fyerjen më të madhe pikërisht përballjen e paduhur me një problem dhe sidomos shfaqjen publike të Frikës.
27 Tetor 2023, 15:37 -
Tragjedia e Gërdecit, ish-i punësuari në fabrikën e demontimit: Unë laja predhat, s'kishte makineri! As trajnim s'kam bërë për punën
Po zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Ditën e sotme janë paraqitur 7 dëshmitarë për tu pyetur. Një nga dëshmitaret, Caje Çiku, e punësuar në fabrikën e demontimit
27 Tetor 2023, 14:58