-
Çështja e inceneratorëve, avokati Saimir Visha: Kërkojmë çështja të rikthehet në hetim, të pyetet Ahmetaj! Po gjykohen viktimat
Saimir Visha, avokati i një të pandehuri është shprehur se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat. Ai e pati edhe një akuzë për ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi së cilës
18 Janar 2023, 13:54 -
Shtyhet seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, avokatët kërkojnë bashkim të dosjeve me atë të Elbasanit, s'pranohet nga Gjykata! Saimir Visha: Të hetohet Ahmetaj
Pavarësisht kërkesës së avokatëve, për shkrirjen e dy dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, Gjykata nuk ka pranuar tua shqyrtojë bashkë të dyja çështjet e inceneratorëve. Seanca e sotme u shty për t’u zhvilluar në datat 1 dhe 2 shkurt. Të pranishëm në seancën e sotme paraprake për incenatorin e Elbasanit ishin ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.
18 Janar 2023, 11:31 -
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet për në janar seanca paraprake! Njëra prej të akuzuarve kërkon pushimin e çështjes për shkak se është gjykuar një herë
Nëse çështja e Inceneratorit do të kalojë apo jo për gjykim në GJKKO do të vendoset në janar, pasi seanca e parashikuar për sot është shtyrë. Avokati i njërës prej të akuzuarve, Jonida Zeqo, Sajmir Visha ka kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij është hetuar një herë dhe është pushuar nga Gjykata e Elbasanit. Në seancën e sotme kanë munguar Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
30 Dhjetor 2022, 11:52 -
SPAK çon për gjykim inceneratorin e Elbasanit, të pandehur 10 persona dhe 2 kompanitë! Prokuroria e Posaçme: Hetimet nuk ndalen, vijojnë për të dhënat e tjera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. SPAK përmes një njoftimi bën me dije se dosja e mbyllur hetimore çon për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
12 Dhjetor 2022, 16:23 -
Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK për inceneratorin Elbasanit: Paratë që u janë kaluar shoqërive të tjera janë arkëtuar sërish nga Albtek
Materialet e gjetura në 3 komjutera dhe telefonin e Klodian Zotos, bashkë me dy ekpertiza të SPAK të kryera nga Ismail Lleshi dhe Luiza Bala hedhin poshtë akuzat për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit, paratë janë xhiruar mes kompanive dhe janë rikthyer tek Klodian Zoto, ka evazion fiskal që u hetua dhe ndëshkua që në 2018
8 Dhjetor 2022, 09:57 -
Dosja ekskluzive/ Kompanitë e akuzuara nga LSI rikthyen paratë te firma e inceneratorit të Elbasanit, konfirmohet evazioni fiskal i hetuar që në 2018
Në dosjen 30 mijë faqesh të SPAK për inceneratorin e Elbasanit zbulohet se kompanitë që morën para nga Albtek i kthyen sërish në arkën e Albtek në funksion të skemës së evazionit fiskal me 200 kompani që është hetuar dhe ndëshkuar.
5 Dhjetor 2022, 16:01 -
EKSKLUZIVE/ Si u hetua 4 vite më parë Inceneratori i Elbasanit, akuzat për Zoton, Gugallen e Mërtirin u rrëzuan! Do kërkohet pushim për shkak të ‘gjësë së gjykuar’
Katër vjet më parë tre personazhet kryesorë të akuzuar për inceneratorët, u hetuan nga prokuroria e Elbasanit pas një denoncuesi anonim. Report Tv disponon dosjen e plotë mbi këtë hetim, i cili u pushua për mungesë të veprës penale
3 Dhjetor 2022, 16:54 -
EKSKLUZIVE/ Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit! Punimet në përputhje me kontratën (DOKUMENTET)
Bien poshtë akuzat dhe shfryhet flluska e opozitës? Zbulohet akti i ekspertimit të ekspertes së caktuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, ku tregohet se përputhet preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit me situacionin përfundimtar të punimeve.
29 Nëntor 2022, 15:28 -
Jo vetëm për Fierin, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllako edhe për Inceneratorin e Elbasanit
Alqi Bllako është lënë në burg nga Apeli i GJKKO në kudër të hetimeve që po kryhen për Inceneratorin e Elbasanit. Përveç masës së sigurisë që Bllako kishte për inceneratorin e Fierit, tani atij i shtohet edhe një tjetër për Elbasanin. SPAK i kishte GJKKO-së që masë sigurie "arrest në burg" për Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por i është refuzuar dy javë më parë në një seancë diskrete. Sot Apeli i GJKKo vendosi që ta lë në burg.
24 Nëntor 2022, 12:55 -
-
-
Inceneratori i Elbasanit drejt shkuarjes në gjykatë, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! SPAK kërkoi burg për Alqin Bllakon, GJKKO refuzoi! Nesër në Apel
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët e të pandehurve dorëzojnë pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij dorëzuar SPAK ka pretenduar se nuk ka kryer evazion fiskal si dhe sipas tij të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore.
23 Nëntor 2022, 11:16 -
-
Në burg për inceneratorin e Fierit, Alqi Ballko rrezikon të akuzohet edhe për Elbasanin
Pavarësisht se deri tani insistohet si nga ana e organit të akuzës, si nga mbrojtja e ish-deputetit, se Alqi Bllako akuzohet për abuzimet me inceneratorin e Fierit, dokumenti i mëposhtëm, pjesë e dosjes hetimore për inceneratorin e Elbasanit, nxjerr për herë të parë dy emra, Bllakon dhe Mirel Mërtirin, ky i fundit bashkëjetuesi i Stela Gugalljas që ndodhet në kërkim.
15 Nëntor 2022, 11:01 -
Afera me inceneratorët, shtyhet sërish seanca për kërkesën për liri të Lefter Kokës! I çojnë në qeli Alqi Bllakon
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i rikthyer në masën e sigurisë "arrest në burg", nga Apeli i GJKKO, mësohet se është dërguar në paraburgimin e Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.
11 Nëntor 2022, 12:12 -
Kërkon lirimin nga burgu prej gjendjes shëndetësore, shtyhet sërish seanca për Lefter Kokën! Mungon eksperti
Mungesa e ekspertëve që do të vërtetonin gjendjen shëndetësore të Lefter Kokës shtyu sërish vendimin në Shkallën e Parë të GJKKO për kërkesën e bërë për ndryshim mase të sigurisë. Seanca e radhës do të jetë më në 11 nëntor, ora 11:30.
7 Nëntor 2022, 11:36 -
‘Nuk e di pse e lidhni marrëveshjen e djeshme me SPAK’?! Gazment Bardhi ‘mesazh’ për Berishën e Metën
Në përfundim të “vizitës” së tij në SPAK për inceneratorët, deputeti i PD Gazment Bardhi u pyet nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta edhe për marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.
28 Tetor 2022, 16:27 -
Gazment Bardhi në SPAK: Isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit! SPAK po përparon në hetime, e nxis t'i shkojë çështjes deri në fund
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është paraqitur në SPAK në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të PD-së. Pasi u mor në pyetje nga prokurorët e Posaçëm, foli para mediave duke thënë se ishte për inceneratorin e Elbasanit dhe kërkoi që SPAK t’i shkojë kësaj çështje deri në fund dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
28 Tetor 2022, 10:08 -
‘Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë, hajdeni në gjyq se do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”, çfarë po paralajmëron avokati
“Do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”. Ky është paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës, teksa ka bërë thirrje që GJKKO ta lërë të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.“Do shkojmë n&e
17 Tetor 2022, 12:12 -
Lefter Koka kërkon lirinë, avokatët: Po bëhet kurban i drejtësisë dhe politikës, nuk mund të mbahet në burg në këtë gjendje
Kurban të politikës dhe drejtësisë e quajnë Lefter Kokën, avokatët e tij mbrojtës pasi sipas tyre është konfirmuar në mënyrë absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.
17 Tetor 2022, 11:49