-
Mero Baze: Sulmi kundër Izraelit, rrezikon po kaq shumë Kosovën dhe Shqipërinë
Sulmi i papritur I Hamasit kundër Izraelit, I cili ka një ngjashmëri të frikshme me Pearl Harbor-in ka ndarë botën dhe ka rikthyer makthin e një lufte të përgjakshme e cila nga një anë ka frymëzim fetar, dhe nga ana tjetër ka një vend që mbron kufijtë dhe territorin e tij nga një sulm terrorist.
7 Tetor 2023, 20:59 -
Mero Baze: Dilemat e Berishës për të vazhduar më tej
Duke lexuar sot raportin e OSBE/ODIHR, sipas dëshirës së tij, në fakt Sali Berisha ka shfaqur për herë të parë zyrtarisht dorëzimin e tij për të vazhduar betejën më tej me Edi Ramën. Edhe pse e ka thënë shumë herë në të shkuarën, gati për çdo kryeministër kundërshtar, sot e tha në mënyrë zyrtare se me Edi Ramën nuk fitojnë dot më zgjedhje
6 Tetor 2023, 20:40 -
Mero Baze: Seanca për Veriun e Kosovën, sherri për kullat e veriorëve në Tiranë
Nëse ka një standard që e portretizon më së miri Sali Berishën, është standardi I seancës së sotme plenare, ku Kuvendi kishte vendosur të diskutonte për Kosovën, situatën delikate në veri të saj, dhe rreziqet për rajonin, por sherri më I madh u përqendrua rreth kullës së tij dhe akuzat për blerje e shitje mes fraksioneve të opozitës.
5 Tetor 2023, 17:54 -
Mero Baze: Një hap serioz i Gjykatës në gjyqin e Gërdecit
Gjykata në Tiranë ka shpëtuar integritetin e procesit gjyqësor në ngarkim të Fatmir Mediut dhe bashkëpunëtorëve të tij, mes të cilëve shquan djali I Sali Berishës Shkëlzen Berisha, duke hedhur poshtë përpjekjen për të degraduar procesin gjyqësor përmes një listë butaforike dëshmitarësh, të kërkuar nga pala e paditur.
3 Tetor 2023, 19:11 -
Mero Baze: 'Burimet' e SPAK, që rrezikojnë të helmojnë vet SPAK
Kemi dhjetëra raste që çojnë në vetëvrasje dhe presione psikologjike mbi adoleshente por dhe gra e vajza të rritura të cilave u shfrytëzohen momente intime për ti skllavëruar ose shantazhuar. Legjislacioni ynë duhet të jetë I rreptë dhe shumë pro aktivë në favor të viktimave në këtë rast, duke bërë shembuj me dënime maksimale për shantazhuesit.
1 Tetor 2023, 20:33 -
Mero Baze: 'Karshillëku' amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë
Fatmir Mediu, i cili një ditë më parë kishte seancë në gjykatë rreth tragjedisë së Gërdecit, sot poston nga SHBA foto me dy biznesmenë shqiptaro-amerikanë në Amerikë, të cilët u kanë zënë pritë tek kafja e Kongresit dy- tre kongresmenëve, që janë në hall të tyre dhe nuk e kanë idenë përse po fotografohen duke bërë shqiponjën bashkë me ta
30 Shtator 2023, 19:26 -
Mero Baze: Nuk na duhen fitimtarë ndaj perëndimit!
Sulmi ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 Shtator, zbuloi nevojën e madhe që ka Kosova për të unifikuar qëndrimet e saj pro SHBA dhe politikës perëndimore për Kosovën, nga njëra anë dhe shmangien e tendencës, për ta përjetuar Banjskën si një “fitore ndaj Perëndimit” nga ana tjetër.
29 Shtator 2023, 19:04 -
Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën
Drejtësia shqiptare e kishte detyrë të hapte krahas hetimit për shpërthimin në Gërdec dhe hetimin për skandalin e shitjes së fishekëve kinez në Afganistan dhe përfshirjen e dhunshme të bandës së djalit të Sali Berishës në këtë histori. Mund ta bënte këtë dhe pa u hapur çështja në SHBA.
27 Shtator 2023, 19:12 -
Mero Baze: Sulmet e padrejta ndaj Berishës për heshtjen ndaj Kukësit
Ka një fushatë sulmesh nga të gjitha anët kundër Sali Berishës, pse hesht për humbjen shkatërrimtare në Kukës. E sulmojnë demokratët, ata të Bashës dhe ata të Foltores, e sulmojnë, natyrisht këta të shumicës, dhe qytetarë të tjerë që në fakt nuk kanë shumë lidhje me politikën.
26 Shtator 2023, 19:34 -
Mero Baze: Bashkë me Berishën janë gjithmonë e më pak
Ndaj zgjidhja nuk është që të bashkohen rreth Berishës e të shpëtojnë Berishën nga halli i tij. Zgjidhja është të bashkohen jashtë Berishës, ose nëse nuk e bëjnë dot, të krijojnë opozitën pluraliste, dhe të bashkohen në një koalicion, por përsëri pa Berishën.
25 Shtator 2023, 18:09 -
Mero Baze: Një agresion që duhet të rikthejë Perëndimin në Kosovë
Sulmi i një grupi terrorist në veri të Kosovës kundër forcave policore atje është sulm ndaj Republikës së Kosovës. Nuk është as incident, dhe as ngjarje e rastësishme. Është sulm i paprovokuar nga policia e Kosovës, dhe akoma më keq, i inskenuar nga serbët për të krijuar dhe një ndjeshmëri ndërkombëtare lidhur me institucionet fetare në Kosovë.
24 Shtator 2023, 19:46 -
Mero Baze: Reforma ka nevojë vetëm për një nen, lidhur me Sali Berishën
Vetndjerja opozitarë se je në krah të Sali Berishës nuk të bën përfaqësues të opozitës, të bën ushtarë të Sali Berishës. Dhe shumica në pushtet, por dhe Partia Demokratike apo parti të tjera që e kanë pranuar vendimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe për Berishën, nuk kanë ndërmend të bashkëpunojnë me Berishën për asgjë.
19 Shtator 2023, 18:31 -
Mero Baze: Përse fitimtarët e vetëm të opozitës janë mosbesues ndaj Berishës?
Të paktën tre kryetarë bashkie nga gjashtë gjithsej që ka Sali Berisha, nuk ju paraqitën atij në aktivitetin ku ai u përpoq të krijojë asamblenë e të zgjedhurve opozitarë të bashkive për ti shkëputur nga Shoqata e Kryetarëve të Bashkive.
16 Shtator 2023, 19:54 -
Mero Baze: Berisha po sillet si i pandehur dhe person në dijeni për vajzën dhe djalin e tij
Për të gjithë ata që nuk kuptojnë gjuhën e koduar të Sali Berishës kundër SPAK, në dy çështje konkrete, atë të klubit Partizani grabitur nga vajza e tij dhe atë të Gërdecit, ku pronar real është djali i tij, mund të shikojnë intervistën e tij të djeshme në A2, për të kuptuar se ai është një ndjekës I vëmendshëm hap pas hapi I çdo hetimi ndaj vajzës dhe djalit të tij.
15 Shtator 2023, 19:36 -
Mero Baze: Po i mërzitur me Kombëtaren pse u duhet Edi Rama?
Në fillim Sali Berisha dhe pastaj Edi Paloka, vendosën që Edi Rama është shumë I mërzitur që ekipi ynë kombëtar fitoi me Poloninë dhe barazoi me Çekinë. Në fakt merita është e Berishës për këtë zbulim, se Paloka I shkret, I di të vërteta zbulimet e Berishës, dhe i përsërit.
11 Shtator 2023, 20:16 -
Mero Baze: Pse Berisha heziton të regjistrojë një parti të re?
Duke mos regjistruar logo të re, duke qëndruar si viktimë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës “që e kanë lënë pa logo dhe vulë”, Berisha në fakt ka gjetur një alibi të qëndrojë me Ilir Metën dhe ta mbajë atë si një zot shtëpie me letra.
10 Shtator 2023, 18:48 -
Mero Baze: Poshtërimi i SPAK nga Berisha, tregon problemin real që ka opozita
Në kushtet kur SPAK ka dërrmuar autoritetin e qeverisë duke arrestuar ministra zëvendëskryeministër, deputetë pesë kryetar bashkisë dhe rreth 40 zyrtarë të lartë, natyrisht çdo opozitë në botë do të ishte e lumtur. Në një farë mënyre SPAK po bën atë që ata nuk e bëjnë dot dhe po forcon në Shqipëri autoritetin e ligjit ndaj zyrtarëve të shtetit.
8 Shtator 2023, 18:36 -
Mero Baze: Opozita është si 'Luledielli i Berishës'
Drama që ka opozita jonë është se nuk është e copëtuar, por është në stres se kush është më shumë me Sali Berishën e kush është më pak. Ajo është një opozitë me kokë nga Sali Berisha dhe copëtohet, bashkohet, afrohet, largohet, ngrihet, shkrihet, qesh apo qan, në varësi të tij
6 Shtator 2023, 19:16 -
Mero Baze: Përse nuk ka më kuriozitet për surprizat e Edi Ramës në Asamble?
Por kjo është dhe problem i saj. Suksesi i socialistëve nuk ka ardhur nga njerëzit e pushtetit por nga luftëtarët politikë, nga ata që e kthyen betejën politike në një bilanc fituesish. Bashkiakët fitues të asaj periudhe dhe deputetët e provuar në atë kohë, dominuan politikisht Partinë Socialiste për gati 15 vite.
3 Shtator 2023, 20:35 -
Mero Baze: Përse Berishës i duhet doemos koka e Bashës?
I vetmi që e pret i shqetësuar Kuvendin e PD drejtuar nga Lulzim Basha, është Sali Berisha. As Basha vet nuk reflekton ndonjë shqetësim apo pritshmëri shumë të madhe. Gjysma e ekipit me të cilët u nda nga Berisha dy vjet më pare, tani po notojnë drejt Berishës.
1 Shtator 2023, 19:04 -
Mero Baze: Një mënyrë se si mund ti shtohen sanksionet Kosovës!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar presidentin e Francës, Emannuel Macron, se nëse ai bën realitet paralajmërimet e tij për bllokimin e liberalizmit të vizave, atëherë dialogu me Serbinë do të bllokohet
30 Gusht 2023, 20:12 -
Mero Baze: Oferta e Edi Ramës për çështjen Beleri
Besoj që Edi Rama ka mërzitur shumë njerëz në Athinë me gjuhën e butë dhe anashkalimin e replikave me homologun e tij grek Micotaqis, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse kësaj beteje i heq zhurmën, ajo nuk ka asgjë tjetër dhe këtë e dinë më mirë se kushdo ata që po përpiqen ta mbajnë gjallë.
27 Gusht 2023, 18:46 -
Mero Baze: Lereni 'testin' e Shpiragut! Turizmi e bëri testin e tij
Janë disa ngjarje që krijojnë perceptimin mbi suksesin e turizmit. E para është shifra e lartë e vizitorëve, e dyta është vlerësimi për sezonin dhe e treta natyrisht fatalitet e sezonit. Po e nisim nga kjo e fundit.
26 Gusht 2023, 20:19 -
Mero Baze: Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak
Aksidenti fatal i dy të rinjve italianë në Ksamil është lajmi më i keq i sezonit. Dhe bëhet akoma më i keq, kur vrasësit nuk janë thjesht dy adoleshentë, por kultura jonë e paligjshmërisë, kur dy adoleshentë marrin makinën dhe lëshohen pa asnjë lloj frike rrugëve të zonës më të ngarkuar me trafik në Republikë, në këtë muaj
24 Gusht 2023, 18:18 -
Mero Baze: Halli i vërtetë i një familje hajdutësh, janë hajdutët e tjerë
Po vrisja mendjen çfarë dëmi të madh mund t’i kem bërë Saleh Berishës këto kohë që del në pikë të diellit dhe në gjysmë fjalie lavdëron gazetarët që po zbulojnë të vërteta mbi korrupsionin dhe në gjysmën tjetër më sulmon mua për kullën e të birit në mes të Tiranës
23 Gusht 2023, 18:38