-
Më mirë dy vezë sot, se një pulë mot
Në mungesë të bilancit për t’u kthyer, ata mund të gjenin arsye dhe në debatin në Kuvend. Mund të ngriheshin e të dëshmonin se kanë një arsye të madhe për bojkotin, por dhe një arsye po aq të madhe, për rikthimin. Por në fakt, kryetari i opozitës u kthye në Kuvend me dy kokrra vezë në xhep. Kjo ishte e vetmja ide e tij.
20 Dhjetor 2018, 21:17 -
Asgjë pa lekë
Lulzim Basha është i vetmi politikan që i ka mbetur në dorë një parti e madhe si PD dhe nuk ka mundur dot të bindë qoftë dhe një militant të punojë për të, se beson tek ai. Ai është i pari që ka futur në PD kulturën e pagesës për çdo gjë. Ai në vend të vullnetarëve që bëjnë aksione politike, ka ndërtuar studio montazhi.
18 Dhjetor 2018, 23:14 -
Përse të gjithë i largohen Lulzim Bashës
Për herë të parë në historinë e këtij vendi, një partie i ikin mbi 10 anëtarë të propozuar për Këshillin Kombëtar, duke refuzuar të jenë të zgjedhurit e saj. Akoma më keq, dhe një përfaqësues që ishte prurje e re në PD, një pedagog që dy ditë më parë e kisha parë t’u fliste studentëve protestues, u ndërpre duke i hequr dhe zërin, ndërsa po kritikonte apatinë e PD.
15 Dhjetor 2018, 22:40 -
Letrat fallco, i prodhon mungesa e garave reale
Formalisht dosja e paraqitur në Drejtorinë e Rrugëve për projektin "Unaza e Madhe" është “në rregull me ligjin”, por realisht kemi të bëjmë vetëm me një dosje, jo me një kompani. Ky është rasti i dytë i madh i bujshëm në Shqipëri, kur një kompani falsifikon dokumente në SHBA dhe konkurron në Shqipëri. Rasti i parë me pasoja financiare 80 milionë euro, ishte privatizimi i Albpetrolit.
8 Dhjetor 2018, 22:18 -
Salvini, Salianji dhe Klevisi
Nuk jam duke thënë se agresori është i njëjti, por viktimat më duken se janë njësoj. Në përpjekje për të bërë politikë me betejën e premtuar kundër emigrantëve, duket se Salvini, ka nevojë për “karburant” të ri për të ecur më tej, dhe e ka gjetur shpëtimin tek një letër që dërguesi, i referohet si shqiptar.
3 Dhjetor 2018, 07:32 -
PD nuk zgjedh dot më! PD-në e zgjedhin…!
Nuk është se Lulzim Basha është i lumtur për këtë, por është i pafuqishëm të ndalë degradimin PD. E vërteta është se PD reale ka ikur në shtëpi dhe kryetar mund të bëhet ai që ka një palë çelsa zyre dhe që ka ende vullnet të shkojë të ndezë herë pas here dritat e zyrës.
26 Nëntor 2018, 08:31 -
Berisha duke pritur një arkivol!
Sali Berisha vazhdoi të mbetej i qartë. Atij sot nuk i duhej asgjë më shumë, se sa një vatër gjaku, që të mbajë ndezur betejën e tij. Kur të gjithë reaguan solidarë me Inën e plagosur, ai e sulmoi atë me fjalor shtazarak, duke e quajtur “ndrikull” dhe duke e kërcënuar haptazi, se do t’ia prisnin dhe gishtat e tjerë.
22 Nëntor 2018, 19:49 -
Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!
Në zgjedhjet e vitit 2017, ai aplikoi një formë të panjohur më parë. U konsultua vetëm me kunatin e vet. Pasi doli nga takimi me Edi Ramën, u mbyll gjithë ditën me kunatin, bëri llogaritë financiare, pastaj dhe ato politike, dhe e mbyllën listën 5 minuta para përfundimit të afatit zyrtar.
18 Nëntor 2018, 21:07 -
Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?
Fakti që presidenti Meta e pranoi ridërgimin e kërkesës nga kryeministri, hedh poshtë betejën e tij të pare, për shkak të bindjeve, dhe bën qesharake gjithë arsyet e dyta të paraqitura prej tij. Por krye-arsyeja që ka paraqitur, është totalisht e papranueshme dhe shkarkon vetë Ilir Metën nga detyra e presidentit.
13 Nëntor 2018, 23:26 -
Xhaxhai im grek
Kur mbarova gjimnazin dhe kisha frikë nga problemet e babait tim, si pengesë për të marrë shkollën e lartë, Manthua ishte makthi im. Ai kishte mbaruar me dhjeta gjimnazin, por nuk i kishin dhënë shkollë të lartë. Xhaxhi Dhimitri nuk e thoshte kurrë arsyen. As Mantho. Të gjithë bënim sikur e dinim, se ishte një gjë që kishte lidhje me atë xhaxhain tjetër.
8 Nëntor 2018, 22:39 -
I sfiduar sot nuk është Rama por Kuvendi, parlamenti duhet të rrëzojë “Republikën e bindjeve”
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t’ia heq sovranitetin Kuvendit. Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet.
3 Nëntor 2018, 21:28 -
Sikur Lulzim Basha ta kishte ende në dorë prokurorinë?
Kjo do të ishte një histori e re marrëzie e Shqipërisë, pasi në vend të krimit dhe mafias, Prokuroria do kthehej në zyrë shtypi të PD, dhe më e keqja, skenarët e tipit “Babale” do ktheheshin në telenovela të vërteta për shoqërinë.
25 Tetor 2018, 22:56 -
Përse është e lehtë të thuash që Eni Vasili “është paguar nga grekët”
Të ankohesh gjithë ditën se të akuzojnë kot si e paguar nga Greqia dhe në darkë të bësh të njëjtën gjë kundër një kolegut tënd, vetëm që mos të prishësh magjinë që të kap nga surrati i një prej shpifësve më të mëdhenj të këtij vendi, tregon se ke probleme të rënda me personalitetin.
23 Tetor 2018, 21:56 -
Të mërzitur, në një ditë të keqe për krimin
Opozita e shikon arrestmin e dy ish- zyrtarëve socialistë si një hapje krahu për këdo figurë politike që mund të dalë i implikuar në histori të tilla, dhe i druhet asaj që ndodh gjithmonë me Prokurinë shqiptare, balancimit politik të aksioneve.
22 Tetor 2018, 20:06 -
Për të shqetësuarit, nga fushata politike 'antishpifje'
Fushata, e cila duket se është e programuar me shumë vetëdije prej tij, për të ngulitur në opinionin publik, identifikimin e kundërshtarëve dhe kritikëve të tij me shpifjen, po identifikon ndërkohë dhe disa probleme reale të shtypit shqiptar.
17 Tetor 2018, 23:32 -
Beteja është me lajmet e rreme
...Koha në të cilën jetojmë ka një shqetësim global lidhur me lajmet e rreme, “fake news”. Është një shqetësim që në vitin 2016 tronditi zgjedhjet amerikane, me 15 adoleshentë nga Veleshi i Maqedonisë që shkruanin broçkulla për Hillary Clintonin dhe botoheshin deri në “New York Times”.
14 Tetor 2018, 18:52 -
Pse Basha ka alarmuar 'berishët' me shkuarjen në prokurori?
Vetë Basha, duke e ndjerë acarimin që Berisha ka me faktin që ai ka shkuar në prokurori, sapo doli nga dera e Prokurorisë u përpoq ta lehtësojë pozitën e tij para militantëve, duke theksuar se shkuarja në prokurori nuk është fundi i opozitës.
13 Tetor 2018, 00:10 -
'Videoja' e dytë e 'Babales', tregon më shumë se e para!
Partia Demokratike po zhytet përditë e më shumë në spiralen e një historie të sajuar keq dhe dhe sot heronjtë e saj, janë dy kunetër ordinerë nga Vlora, të cilët vetëm një gjë nuk përgënjeshtrojnë në çdo histori, që duan lekë për atë që thonë.
11 Tetor 2018, 08:44 -
Ndëshkimi real që PD po merr nga “Babalizimi”
Ajo që është e rëndë në këtë histori, është niveli ku kanë rënë idetë e luftës politike të opozitës në Shqipëri, dhe mënyra se si me ardhjen e Bashës në krye të saj, çdo post, që nga ai i politikanit, deri tek ai i militantit, u bë shërbim me pagesë.
6 Tetor 2018, 20:30 -
Sikur Sali Berisha të kishte vepruar, së paku si Rrahman Rraja…për Shkëlzenin!
I vetmi shpjegim është precedenti i Shkëlzenit dhe mënyra si veproi pushteti i Berishës. Fakti që në këtë histori ishte një djalë deputeti dhe përforcimi i një skene të sajuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS.
30 Shtator 2018, 21:26 -
Drama e vajzës së dhunuar nga djali i pushtetit dhe e opozitës së përdhunuar nga Basha
Intervista e vajzës në Report TV ka plot dimensione të së vërtetës. Ka dy histori: Historia e parë e dhimbshme, është historia e vajzës së dhunuar, ndërsa historia e dytë është historia e spekulimit politik me këtë ngjarje.
27 Shtator 2018, 19:15 -
Përse nuk reagojnë biznesmenët ndaj “listës së zezë” të Bashës?
Lista e gjatë e biznesmenëve që paguajnë haraçin tek kompanitë e kunatit, është përjashtuar, dhe ka futur vetëm dy prej tyre, me të cilët më shumë është i zemëruar që janë tashmë afër qeverisë, dhe jo në dorë të tij.
25 Shtator 2018, 23:11 -
Domethënia pozitive e kompanive të pasura të kunatit të Lulzim Bashës
Fakti që kunati i Lulzim Bashës bën rreth 2 miliardë lekë në vit xhiro në kompanitë e tij të marketingut, është lajm pozitiv për lirinë ekonomike në vend, dhe mbi të gjitha, për faktin që qeveria e Edi Ramës nuk është një qeveri klasore.
22 Shtator 2018, 21:40 -
BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!
Letra, e cila është negociuar me Bashkinë e Tiranës, është fitorja që duhet të duartrokiste opozita, por që fatkeqësisht nuk i gëzohet dot. Letra është po ashtu një dalje me takt nga konflikti me presidentin, dekreti i të cilit tani do rishqyrtohet.
11 Shtator 2018, 17:47 -
Pse rasti i Klodianës, është më i rëndi!
Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e saj, solidariteti me Klodianën në fakt kthehet në solidaritet me autorët e krimit, pasi fantazia e opozitës dhe nxitimi për të keqpërdorur ngjarjen politikisht, mund ti bëjë ata të flenë të qetë.
31 Gusht 2018, 18:42 -
Pse rasti i Klodianës, është më i rëndi!
Rasti i Klodianës është ngjarja më e rëndë ndër sulmet ndaj gazetarëve, pasi është ende një ngjarje e paqartë dhe sulmuesit janë ende anonimë. Solidariteti i sotëm, aq shumë i nevojshëm në momente kritike, në fakt nuk i siguron asgjë nga këto.
31 Gusht 2018, 09:11 -
Zjarret në çerdhe, si tritoli mbi shtyllat e tensionit
Të martën mbasdite, në orën 19’ 25 minuta, çerdhja Nr. 16 në afërsi të ish-Bllokut në Tiranë, u përfshi nga zjarri dhe versioni paraprak i zjarrfikësve, është se flakët janë shkaktuar nga katër vatra zjarri të ndryshme zjarri brenda dhomës.
22 Gusht 2018, 09:09 -
Është e vërtetë që rumunët 'nuk janë Shqipëria'
Problemi që kemi në Shqipëri, është i kundërt. Vetëm disa muaj më pare, Parlamenti u kall në flakë dhe mes çizmesh që vërtiteshin mbi kokën e qeverisë dhe granat-hedhësve tymuese, u votua emërimi i kryeprokurores së re të përkohëshme...
13 Gusht 2018, 20:55 -
Një shoqëri, që ka kult dhunën
Kultura politike në Shqipëri është po ashtu një kulturë dhune. Nuk dua të jem i padrejtë me të gjithë, por së paku në gjithë ligjërimin politik, e vetmja shpresë është dhuna. Dhe kur opozita premton, premton se do të shkatërrojë, dhe kur kërcënon...
12 Gusht 2018, 08:31