-
Mero Baze: Ja një shembull tipik i një militanti të Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat
Baze ka ripublikuar postimin e 'militantit të Kurtit', ku shfaqet ambasadori i Kosovës krah zv. ambasadorit amerikan në Tiranë, ndërsa shton se mbi të gjitha ai i quan sanksionet e Perëndimit ndaj Kosovës normale po ashtu si Kurti, pasi mendon se ato e forcojnë shtetin e Kosovës
4 Korrik 2023, 14:22 -
Mero Baze: 'Babai i Kosovës' dhe fëmija i tij plangprishës
Një miniushtri me fëmijë nga Kosova me emrin Bill e Hillary Clinton, rrethuan ish Presidentin e SHBA në shkallët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mos ju ndarë deri në fund të ceremonisë ku I dhuruan dhe dekoratën e dhënë nga qeveria shqiptare.
3 Korrik 2023, 21:26 -
Mero Baze: Përse e presim me gjak të ngrirë fjalimin e Bill Clintonit në Tiranë
Ndërsa Bill Clinton do të jetë këto dy ditë në Tiranë si i ftuar i qeverisë shqiptare, të gjithë do të presim me gjak të ngrirë, nëse do na e kujtojë fjalinë e tij profetike që na tha të gjithëve 24 vite më parë, duke na kujtuar të mos humbasim paqen.
2 Korrik 2023, 20:03 -
Mero Baze: Albin Kurti e ka ndihmuar Vuçiçin me aktet e tij, 100 herë më shumë se Ballkani i Hapur
Kryeministri Edi Rama i ka gjetur ne befasi të gjithë ata që donin të justifikonin armiqësinë e Albin Kurtit ndaj Shqipërisë, me Ballkanin e Hapur. Deklarata e tij se Ballkani i Hapur e kreu misionin dhe se duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit, nuk është asgjë e re për politikën shqiptare. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk kishin asnjë pikë që binte ndesh me njëri- tjetrin, por ishte një proces me dy shpejtësi të ndryshme, lokale dhe rajonale.
1 Korrik 2023, 20:36 -
Mero Baze: ‘Lëpirësit e Qeverisë’ dhe ‘Lëpirësi’ i Almës
Sali Berisha më në fund u dorëzua. Ai pranoi sot publikisht atë që i kërkova në shkrimin e djeshëm, të deklarohet nëse e ka takuar Almën para dhe pas rregjistrimit të Safetit. E pranoi që e ka takuar, por nuk pranon të bëjë publike bisedën me të. Arsyeja është e thjeshtë. Ai shpreson tek heshtja e Almës, por nga ana tjetër ka frikë vesin e Almës se mund ta ketë rregjistruar dhe atë bisedë dhe tani mund të jetë në duart e drejtësisë
30 Qershor 2023, 19:45 -
Mero Baze: Përse Berisha po i përgjërohet Safetit se nuk ka gisht tek shantazhi ndaj tij?
Më në fund Berisha reagoi për përfshirjen e tij të drejtpërdrejt në inskenimin dhe shantazhimin e ish kryebashkiakut të Kukësit përmes një skandali seksual. Këtë detyre të vështirë ja kishte ngarkuar Edi Palokës meqë I përshtatet si karakter.
29 Qershor 2023, 20:04 -
Mero Baze: Një bisedë e regjistruar që zbardh gjithë skandalin e Kukësit
Kam dëgjuar sot audion e një regjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart të drejtësisë
28 Qershor 2023, 19:23 -
Mero Baze: Pse Albin Kurti ngjan i mërzitur që u liruan tre policët?
Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë dhe njerëzit më të afërt të rrethit të tij po harxhojnë më shumë energji të shajnë dhe fyejnë ata që u morën me lirinë e tre policëve nga Serbia, se sa të gëzohen me faktin që ata u liruan dhe tani të fillojnë procesin e qetësimit të situatës duke u tërhequr nga gjithë aktet që shkaktuan këtë krizë.
27 Qershor 2023, 19:34 -
Mero Baze: Skandali i Kukësit ka kuptim të hetohet vetëm si shantazh
Në dëshmitë e para të dhëna në Gjykatën e Tiranës, rreth skandalit seksual në Bashkinë e Kukësit, duket qartë që protagonistja kryesore e skandalit, po përpiqet ta kanalizojë skandalin si raport intim me kryebashkiakun.
26 Qershor 2023, 19:46 -
Mero Baze: Wagneri 'mund të vrasë' Kosovën përpara Putinit
Lajmet nga Rusia janë dramatike. Mercenarët më të zellshëm dhe njëkohësisht më të egër të Vladimir Putinit, të njohur si grupi Wagner, të cilët kanë qenë vendimtarë në masakrat në Ukrainë, tani kanë kthyer timonin drejt Moskës, për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin.
24 Qershor 2023, 19:16 -
Mero Baze: Përse Berisha sot ndjehet Muxhahedin?
Nuk ka shumë vend të bëjmë debat përse gjenden Muxhahedinët e MEK në Shqipëri. SHBA, ja kanë ofruar strehimin e tyre Shqipërisë prej kohës që ishte kryeministër Sali Berisha e më pas Edi Rama. Arsyeja është e qartë dhe nuk ka vend të bëjmë debat për një temë që është axhendë e sigurisë sonë kombëtare dhe politikës së jashtme në raport me SHBA.
22 Qershor 2023, 18:35 -
Mero Baze: Faktet pse Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Gjicit
Sali Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Safet Gjicit. Kam parë personalisht fakte që tani janë në duart e grupit hetimor, të cilat implikojnë rëndë Sali Berishën qysh nga data 3 qershor, kur ka vendosur së bashku me vajzën e viktimizuar po prej tij, Alma Kaçi, fillimin e operacionit për inskenimin dhe provokimin e skandalit seksual.
20 Qershor 2023, 18:11 -
Mero Baze: Ja pse ‘Republika e KFOR’ po vendoset me dëshirë të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç!
Edi Rama përmendi sot publikisht atë që mund të quhet “Republika e KFOR” në Veri të Kosovës. Duke I kërkuar Albin Kurtit të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar rreth situatës në Kosovë, ai paralajmëroi se në Veri mund të bëhet realitet Republika e KFOR.
19 Qershor 2023, 20:42 -
Mero Baze: Përse Berisha dhe Meta janë kaq ‘të mëshirshëm’ me Safetin?
Publikimi i një videoje skandaloze në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ku protagonist ishte vetë kryetari, i kushtoi Safet Gjiçit dorëheqje nga detyra, shkarkim nga qeveria dhe nisjen e hetimit penal nga SPAK. Plus kësaj, ai po vuan dhe pasojat e një linçimi publik nga shoqëria jonë sidomos në rrjetet sociale.
18 Qershor 2023, 21:30 -
Mero Baze: E vetmja mënyrë që Albin Kurti ta 'destabilizojë' Shqipërinë, është të hedhë në erë Kosovën
Në Kosovë, mbështetës publik të Albin Kurtit po bëjnë thirrje publike kundër Shqipërisë. Është një kompleks thirrjesh dhe aksionesh që nënkuptojnë destabilizimin e Shqipërisë, si hakmarrje ndaj mos mbështetjes për Albin Kurtin. Janë në forma të ndryshe.
16 Qershor 2023, 19:26 -
Mero Baze: A është e dobishme Vjosa Osmani si zjarrfikëse e Albin Kurtit?
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar të mendojë me zë të lart kundër Albin Kurtit. Fjalimi I sotëm në parlamentin Evropian, bie ndesh me retorikën izoluese të Albin Kurtit dhe qëndrimin e tij antiperëndimor.
14 Qershor 2023, 18:21 -
Mero Baze: Sikur socialistët të vajtonin për 'Babën'
Socialistët shqiptarë kujtojnë sot 32 vjetorin e shndërrimit të Partisë së Punës së Shqipërisë, organizatës politike që sundoi gati gjysmë shekulli Shqipërinë brenda regjimit komunist, në një organizate të re politike, e cila u reformua nga viti në vit, duke u bërë sërish një forcë dominuese në Shqipëri
12 Qershor 2023, 20:11 -
INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik! Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë
Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme. SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës
12 Qershor 2023, 17:13 -
Mero Baze: Përse Berisha dhe Meta janë mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit?
Pak më shumë se dhjetë vite më parë, ndërsa kisha një emision ditor televiziv, kisha të ftuar Albin Kurtin. Para emisionit ndërsa u takuam e pyeta për kuriozitet, përse e kishte mbështetur një marrëzi të Berishës rreth sloganit “një komb, një pasaportë”, dhe disa teza izolacioniste të tij rreth “albanofibisë” në Evropë, që Berisha i bënte sa herë ndodhej në krizë me perëndimin. Mos gaboj, Kurti e kishte mbështetur Berishën për këtë në një intervistë me Rudina Xhungën.
11 Qershor 2023, 18:58 -
Mero Baze: Kurti po mbjell frymën antiamerikane në Kosovë, Vuçiç po shpëton prej tij nga skandalet e brendshme! Të dy mbajnë njëri-tjetrin
Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze është tallur me këshilltarët tiranas të kryeministrit Albin Kurti, duke i krahasuar ata me Sejdo Bajramoviç, që Milosheviçi e mori nga komuniteti rom i Kosovës dhe ja caktoi Kosovës si përfaqësues të Kosovës në Presidencën e Jugosllavisë pas shuarjes së autonomisë më 1990.
10 Qershor 2023, 17:15 -
Mero Baze: Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër
Problemi që ka Kosova me Serbinë, nuk është më problem demokratik. Ka qenë dikur dhe ashtu për palën serbe. Tani është historik, etnik, ligjor, shtetëror, diplomatik dhe në fund, është dhe problem demokratik.
9 Qershor 2023, 19:07 -
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
Disa deputetë të Vetëvendosjes që kanë reaguar, aq sa dinë ata të reagojnë ata, kundër dorëzimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, të një drafti për Asosacionin, i kuptoj. Roli i vetëm që ata kanë në politikën e Vetëvendosjes është të bëjnë zagarin sulmues të Albin Kurtit, kur ai nuk flet dot.
8 Qershor 2023, 19:46 -
Mero Baze: Ngrijini një bust në Beograd, Albin Kurtit!
I pari që ka arritur të bashkojë Perëndimin kundër një vendi të vetëm në Ballkan, ka qenë Slobodan Milosheviqi. Përpjekjet e tij të pafundme për të përçarë Perëndimin rreth Kosovës dhe sidomos bindja e tij se duke sunduar një popull të indoktrinuar kundër Perëndimit, do t'ia dilte, përfundoi me humbjen e Kosovës në qershor 1999, pasi 76 ditësh bombardimesh.
6 Qershor 2023, 19:51 -
Mero Baze: Një parti që vuan krizën e mungesës së betejës
Partia Demokratike, duket se po vuan krizën e thellë të identitetit të saj politik, që është mungesa e betejës e lidershipit të saj. Një pjesë e grupit parlamentar është mbledhur sot dhe kanë rënë dakord që zgjedhjet për kryetar të partisë të shtyhen dhe partia ekzistuese të drejtohet nga dyshja Tabaku Bardhi.
5 Qershor 2023, 19:40 -
Mero Baze: Vuçiç duhet të marrë shembull nga Albin Kurti si ndihmohet Serbia
Në Kosovë organizatat e gazetarëve kanë rritur shqetësimin e tyre ndaj orkestrimi të sulmeve që drejtuesit e Vetvendosjes dhe ndihmësit e afërt të Kryeministrit Albin Kurti po ndërmarrin ndaj gazetarëve kryesorë kritikë në vend lidhur me konfliktin e fundit.
4 Qershor 2023, 19:57 -
Mero Baze: Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit
Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës përfaqësuar nga Albin Kurti bëjnë për historinë e Kosovës, sa herë që duan të nxjerrin në pah “patriotizmin” e rremë për të shpëtuar nga krizat politike.
2 Qershor 2023, 19:18 -
Mero Baze: Albin Kurti ka ngjallur një ndjenjë pendese në Perëndim për Kosovën
Kosova ka nisur të përballet me sanksionet e para të SHBA dhe Bashkimit Evropian, pas vendosmërisë së Albin Kurtit për ta përdorur konfliktin me Perëndimin si një opsion politik që shpreson se I siguron mbështetje popullore.
31 Maj 2023, 19:53 -
Mero Baze: Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviçin
Skena e saj duke folur me policin shqiptar të Kosovës ka ngjallur debate të mëdha në Kosovë dhe siç mund te kuptohet ka mobilizuar trushpëlarët e Albin Kurtit ta anatemonojnë atë si antishqiptare. Në të vërtet pyetja e sinqertë e eurodeputetes Von Cramon, duhet të jetë pyetja që çdo politikan I përgjegjshëm I Kosovës duhet ti bëj sot vetes para se të flas dhe të marrë qëndrim për atë që ndodh në veri.
29 Maj 2023, 18:43 -
'Ish-ambasadorët' që kërkojnë të zbojnë SHBA nga Kosova
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë, një organizatë joqeveritare e cila vlen vetëm për të kuptuar qëndrimet diplomatike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ka bërë sot një deklaratë e cila nuk ka lidhje as me diplomacinë dhe aq më tepër me këshillat që ish-diplomatët duhet të japin për tensione të nxehta si ai në Veri të Kosovës.
28 Maj 2023, 20:03 -
Mero Baze: Keqkuptimi i fundit i gazetarëve me Berishën
Sali Berisha ka provokuar një debat mes gazetarëve, që në shumicë e mbështetën në marrëzinë e tij të fundit prej vitit 2021 kur u shpall “non grata” nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe, duke i akuzuar ata si të “paguar” , meqë po i kërkojnë prova për manipulimin e zgjedhjeve.
26 Maj 2023, 18:22 -
Mero Baze: Mbi rritjen e pagave dhe rritjen e populizmit
Kuvendi i Shqipërisë është vënë nën akuzë pas ngritjes së përgjithshme të rrogave, ku përfshihen dhe rrogat e deputetëve, të cilat për hir të së vërtetës prej vitit 2001 nuk kishin pasur ngritje zyrtare, por kanë pasur rritje të tërthortë përmes bonuseve, të cilat janë edhe të patatueshme.
25 Maj 2023, 18:51 -
Mero Baze: Beteja e fundit e Berishës me KOP-in e vitit 2005
Nëse ka një statistikë që e turpëron politikisht Sali Berishën, është beteja për të zhdukur të vetmen ngjarje pozitive në historinë e PD, që lidhet me Komitetin e Orientimit të Politikave (KOP) më 2005, me të cilin donte të tregonte përpjekjet për reformimin e PD.
22 Maj 2023, 19:07