-
Mero Baze: 'Primaret' kanë përfunduar më 6 Mars
Përpjekja e Berishës për të certifikuar dominimin e tij në opozitë përmes atyre që ai i quan “primare”, është e vetmja gjë që po ndodh në opozitë. I shqetësuar që nuk pranohet ende nga Grupi parlamentar i PD dhe faktori ndërkombëtar, Berisha po përpiqet të organizoj një show të ri për tu treguar atyre se ka shumicën brneda opozitës.
19 Tetor 2022, 21:04 -
Mero Baze: 'Bashkimi' që kërkon të fshehë humbësin
Opozita më në fund ka gjetur qetësinë e saj. Nuk është qetësi që vjen nga ndjenja e bashkimit për fitore, por e fshehjes së humbësit. Të dy palët ndjehen të lehtësuar që tani askush nuk do fajësojë tjetrin kur të humbasin, pasi “u bashkuan”.
18 Tetor 2022, 20:44 -
Mero Baze: Presioni i Sali Berishës mbi drejtësinë po funksionon
Nëse doni të shikoni kurajën e drejtësisë së re përballë politikës, mund të shikoni gjyqin ndaj deputetit Ervin Salianji. Deputeti në fjalë është akuzuar se është i përfshirë në një proces të fabrikimit të një ngjarje që inkriminonte vëllain e deputetit Fatmir Xhafaj, me një personazh të stisur me nofkën “Babale”.
17 Tetor 2022, 19:36 -
Mero Baze: Të gjithë e duan Gridën te 'Doktori'
Në moshën e tretë të tij, Berisha po provon atë që s'ka mundur ta bëjë në gjithë jetën e tij, t'i vardiset një gruaje, vetëm që të mos ndjehet i braktisur. Nuk është vardisje erotike, edhe pse e ka brenda një lloj vaniteti malësor, ku personazh nuk janë yjet e Hollivudit, por një grua e dalë nga legjendat e tre shekujve më parë, për të cilën nuk kemi fotografi, por vetëm përshkrime.
16 Tetor 2022, 20:06 -
Mero Baze: Berisha e shikon garën për Tiranën, si garën e 6 Marsit
Sali Berisha ka vendosur një vijë të kuqe për kandidatin e opozitës për Tiranën i cili sipas tij duhet të jetë figurë politike, pasi mbledh më shumë vota. Si për ta ilustruar këtë përmend rastet kur PD e ka fituar Tiranën me kandidaturë politike.
15 Tetor 2022, 19:35 -
Mero Baze: Besueshmëria e Berishës në Perëndim është avokatia më e madhe për Ramën
Mjafton një dalje në publik si ajo e djeshme e Sali Berishës për të kuptuar pse ata i shkojnë dëm gjithë betejat që sajon në Shqipëri lidhur me korrupsionin apo “informacionet” që ai pretendon se ka ndaj kundërshtarëve.
14 Tetor 2022, 19:38 -
Mero Baze: Edi Rama po sulmohet sikur ka sulmuar opozitën këtu dhe Albin Kurtin në Kosovë e jo Dick Marty-n
Fjalimi i Edi Ramës në Strasburg nuk është i pakritikueshëm. Atë mund ta kritikosh, madje dhe ta sulmosh si politikan shqiptar apo gazetar, por nga pozitat e kundërshtarit të atij qëndrimi që mban Edi Rama. Beteja e Edi Ramës për të certifikuar falsitetin e raportit të Dick Marty është legjitim, pasi aty preket Shqipëria si bazë e atij trafiku.
13 Tetor 2022, 18:59 -
Mero Baze: E vetmja gjë që nuk do Berisha është 'bashkimi' i opozitës
Debati për “bashkimin” e dy PD-ve para zgjedhjeve nën udhëheqjen e Berishës ka filluar të përballet me reaksionin e disa prej figurave të Berishës në “Foltore”, të cilët në të vërtet zbulojnë objektivin e vërtetë të Berishës, i cili nuk ka në mendje “bashkimin”, por gjunjëzimin e PD zyrtare që e ka refuzuar deri tani me një shumicë parlamentare.
11 Tetor 2022, 21:26 -
Mero Baze: Përpjekje e Berishës për të ndarë përgjegjësinë e humbjes
Sali Berisha ka filluar të mendojë për përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve. Ka së paku 24 orë që po përpiqet të kompleksojë deputetët që refuzojnë bashkëpunimin me të, duke i bërë përgjegjës për humbjen e pritshme të kandidatëve të PD në zgjedhje, nëse ata nuk i gjunjëzohen Sali Berishës.
10 Tetor 2022, 19:52 -
Mero Baze: Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare
Vendimi i sotëm i Partive Socialiste Evropiane, i jep fund debatit mbi të ardhmen perëndimore të opozitës në Shqipëri. Ndëshkimi i Ilir Metës si parti, vetëm pse është deklaruar aleat i Sali Berishës, tregon standardin që ka vendosur Perëndimi për Sali Berishën dhe të ardhmen e tij, në raport me SHBA dhe BE.
6 Tetor 2022, 20:29 -
Mero Baze: Pse Berisha nuk merr dot Veriun e PD?
Prej fillimit të “Foltores” një vit më parë, Berisha rezistencën kryesore e ka pasur në Veri të vendit, aty ku dhe PD është më e fortq. Ai thuajse nuk mori dot asnjë deputet në Kukës, Shkodër, Dibër dhe Lezhë, dhe pati problemë deri dhe me organizime tubimesh në Veri
3 Tetor 2022, 20:37 -
Mero Baze: Seksionet e Berishës janë kopja më e mirë e Berishës
Sali Berisha sot ka kuptuar se Partia e tij nuk funksionon. Ka kuptuar se seksionet dhe grupseksionet nuk nxjerrin dot as komisonerë për zgjedhje, se nuk kanë oratorë dhe mbi të gjitha nuk janë aktivë. Në atë që ai e quan mbledhje të Këshillit Kombëtar, ai e gjeti këtë si një arsye të fortë dhe për shtyrjen e protestave, të cilat do të përgatiten në të ardhme. Nuk dihet nëse protestat do forcojnë partinë, apo forcimi i partisë do sjellë protestat, por kjo do shikohet në ditët në vijim.
1 Tetor 2022, 19:01 -
Mero Baze: Të gjithë me laps në dorë duke dëgjuar ambasadoren
Ka një vërshim komentesh dhe qëndrime publike ndaj intervistës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Është e qartë se mbështetësit e “Foltores” janë të zemëruar, se me ta ka qenë e qartë. Por pa kaq të shqetësuar duken dhe të tjerët, pasi ka qenë e paqartë për hallet e tyre.
30 Shtator 2022, 19:22 -
Mero Baze: Pse Berisha po përpiqet të harrojë 6 marsin?
Bashkëpunimi i vetëm i “suksesshëm” Berisha - Meta/Metaj, mbetet 6 marsi. Në fakt ishte më shumë meritë e Meta/Metaj, i cili përdori detyrën si president, për të zhvilluar një “referendum’ brenda PD, në garën mes Berishës dhe Bashës.
29 Shtator 2022, 19:11 -
Opinion
Mero Baze: Gjunjëzimi i parë i Berishës para Meta/Metaj
Ashtu siç pritej, Ilir Meta/Metaj ishte në pritje të një sinjali të Sali Berishës rreth ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit. Distanca e krijuar mes Meta/Metaj me Berishën, ishte një shantazh i pastër që ai të jepte prova se e meritonte alencën me të lidhur me ligjin e dosjeve. Dhe Sali Berisha sot e dha provën e parë.
28 Shtator 2022, 19:39 -
Opinion
Mero Baze: Edi Rama e meriton urrejtjen e Vjosa Osmanit
Ajo që e ka përjetuar më keq fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë në sallën e OKB, nuk ishte Serbia, por Vjosa Osmani. E ka përjetuar personalisht, si një urrejtëse e Edi Ramës dhe Shqipërisë, e ka përjetuar si një e ftuar e papërfillur e Asamblesë dhe mbi të gjitha si një fjalim që ajo nuk di as ta lexoj dhe jo më ta shkruaj.
27 Shtator 2022, 19:29 -
Opinion
Mero Baze: Ne prisnim të sqaronte Berishën, Meta paska sqaruar SHBA
Takimi i Ilir Meta/Metaj me ambasadoren e SHBA në Tiranë është ngjarje me rëndësi. Jo aq për rëndësinë e atyre që janë thënë në takim, por për rëndësinë e përçarjes së çetës antiamerikane, ku një prej dy komandantëve, po përpiqet të shantazhojë tjetrin, tani me SHBA.
25 Shtator 2022, 20:56 -
Opinion
Mero Baze: Kosova nuk duhet ta trajtojë betejën e Edi Ramës si betejë e një shoku të Hashim Thaçit
Shqipëria ka marrë përsipër në një moment të vështirë për Kosovën të demontojë një proces politik ndërkombëtar ndaj Kosovës, i cili nuk ka çuar ashtu siç pritej në zbardhjen e krimeve ndaj serbëve, por dhe në një degradim të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
24 Shtator 2022, 20:26 - Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Revolta e padrejtë e socialistëve ndaj Berishës
Sali Berishës sot, ndoshta për një arsye njerëzore, për shkak të moshës, nuk i mbajtën gjunjët dhe u ul në një karrige deputetësh të socialistëve. Mund të mos kishte bërë përshtypje kjo sjellje, sikur ai të mos e kishte shpjeguar vetë.
22 Shtator 2022, 20:10 -
Mero Baze: Miti i paprekshmërisë dhe ai i pandëshkueshmërisë, për Berishën
Është e qartë që jemi para një skeme tipike të kapjes së shtetit, e cila ka qenë mes të tjerash dhe një kriter për karrierën e ministrave të Mbrojtjes në atë vend. Gazmend Oketa që u tregua i ngathët e u zëvendësua nga Arben Imami, i cili e meritoi plotësisht rehabilitimin, me shpejtësinë me të cilin ua ktheu.
21 Shtator 2022, 21:01 -
Mero Baze: Tani në pritje të Revolucionit të tetorit
Gjithë vera na kaloi me paralajmërime të ashpra se në shator do të ketë revolucion, përmbysje dhe një rebelim të pashoq opozitar. Frika ishte se në shtator Gjykata mund të jepte një vendim për legjitimitetin e PD dhe duhej ngritur tensioni.
17 Shtator 2022, 21:02 -
Mero Baze: Si Lulzim Basha çoroditi 'frontin anti-amerikan'
Ka 24 orë që në Shqipëri nuk ka më asnjë antiamerikan. Mjaftoi një lajm i paqart rreth pareve ruse dhe Lulzim Bashës, që dy bajlozët e frontit antiaemrikan në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të linin në mes revolucionin antiamerikan të fshehur pas emrit të Luzlim Bashës dhe tani ti suleshin Lulzim Bashës të maskuar si proamerikanë
15 Shtator 2022, 20:21 -
Mero Baze: Sali Berisha ëndërron që SHBA ta krahasoj me Lulzim Bashën
Vlera e vetme e raportit mbi financimet ruse për të rritur influencën politike në botë, është se ka zhvlerësuar gjithë akuzat e Berishës dhe krahut të tij ndaj Xhorxh Sorosit dhe e kanë kthyer atë në një njeri të dashur dhe të besueshëm për ta.
14 Shtator 2022, 20:11 -
Mero Baze: Sikur në vend të Azemit të ishte vrarë Sali Berisha?
Azem Hajdari ka qenë njeri I rëndësishëm për Sali Berishën vetëm pas vdekjes. Prej 12 Shtatorit të vitit 1998, e ka përdorur atë për çdo hall të vetin, për të bërë sulme të dhunshme mbi qeverinë, për tu pajtuar me të, për të akuzuar Fatos Nanos si vrasës, pastaj për tu bërë vëlla me të, për të zbuar nga partia kundërshtarët e tij, pastaj për ti rimarrë ata, për të zbuar nga partia dhe vajzën e tij dhe pastaj për ta rimarrë atë.
12 Shtator 2022, 20:21 -
Mero Baze: Shqipëria si viktimë dhe si kalë beteje kundër terrorizmit kibernetik
Ka një reagim të pazakontë ndërkombëtar dhe solidaritet nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes perëndimore në krah të Shqipërisë pas verifikimit të sulmeve kibernetike prej Iranit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin për këtë shkak.
10 Shtator 2022, 20:26 -
Mero Baze: Vendimi i 9 shtatorit ndau në dy epoka historinë e opozitës në Shqipëri
Një vit më parë si sot në mbasdite, Lulzim Basha ka bërë aktin e tij të parë politik në jetën e vet, duke marrë përgjegjësinë personale për të ndarë fatin e Partisë Demorkatike nga Sali Berisha, i cili tri muaj më parë ishte shpallur “non grata” nga sekretari i Shtetit i SHBA.
9 Shtator 2022, 19:25 -
Mero Baze: Tri opozitat që nuk i bashkon dot Edi Rama
Tri opozitat shqiptare po përpiqen të luftojnë njëra- tjetrën në emër të bashkimit. Sali Berisha, i cili kërkon të dominojë të tri opozitat, pasi dështoi të shkarkojë Enkelejd Alibeaj nga kreu i grupit parlamentar, po përpiqet të flasë për një opozitë që de facto është e bashkuar, por që këta që e pengojnë, dmth. rreth 30 deputetë, janë thjesht numra.
5 Shtator 2022, 20:37 -
Mero Baze: Relativizmi i historive të zeza të lirisë së shtypit
Nikoll Lesi duket se është mërzitur me përpjekjen e opozitës dhe disa kolegëve për të krahasuar dhunën e Sali Berishës mbi gazetën Koha jonë, me prishjen e pishinave të Irfanit. Aq i prekur duket sa i ka numëruar dhe një herë gjithë të zezat e Berishës, përfshi arrestimin e Frangaj, gjymtimin e përjetshëm të një gazetari, sulmet me dinamit në shtëpinë e tij dhe shantazhet e përditshme të ShIK dhe marrjen e “çmimit” si një nga “10 armiqtë botërorë të Lirisë së Shtypit’ nga Sali Berisha.
4 Shtator 2022, 20:47 -
Mero Baze: Edhe pushteti duhet të pastrohet nga korrupsioni me mediat
Nuk mund të injorojmë faktin që biznesmeni Irfan Hysenbelliu është në një konflikt me qeverinë shqiptare edhe si botues. Në problemet që shoqërojnë bizneset e tij, dimensioni i botuesit ka qenë vendimtar sa i përket privilegjeve nga pushteti. Dhe jo vetëm i atij por thuajse shumicës së botuesve shqiptarë.
2 Shtator 2022, 22:12 -
Mero Baze: Përdhunimi i dytë i viktimës së Ilir Metaj, pas 32 vjetësh
Ilir Metaj ka bërë sot publike faqe nga dosja e tij në arkivin e Sigurimit të Shtetit, në përpjekje për të akuzuar Autoritetin e Dosjeve për manipulim, nxjerrje sekreti dhe përhapje paniku, sipas tij. Të gjitha këto i shoqëroi dhe me një padi penale ndaj Autoritetit të Dosjeve.
1 Shtator 2022, 20:21 -
Mero Baze: Në policinë tonë nuk gabohet kur shkarkon dikë, por kur emëron dikë
Ndryshimet dhe rokadat e sotme në polici kanë ngjallur shumë debat rreth përgjegjësisë së policisë në vendosjen e rendit në vend. Gledis Nano, i cili i kishte të gjithë cilësitë të ishte një zyrtarë karriere në polici, u shkarkua për mungesë arritjesh.
31 Gusht 2022, 20:44 -
Mero Baze: Telenovela e krimit me policinë dhe heshtja e Sali Berishës
Zhdukja misterioze e një prej personave më të përfolur në vend në botën e krimit, Ervis Martinaj, krijon një problem të rëndë moral me policinë shqiptare. Tani që fantazia është çliruar dhe gara është mes atyre “gazetarëve” që kanë më shumë fantazi dhe jo më shumë fakte, bie në sy se kryefantazisti i historive të tilla në botën shqiptare, Sali Berisha, nuk ka folur.
30 Gusht 2022, 18:47