-
Përse Basha duhet të ulet në tryezë me opozitën parlamentare?
Partia Demokratike duhet të ndryshojë qasjen zyrtarisht ndaj opozitës parlamentare, duke kërkuar të ulet në bisedime me ta për të zgjidhur krizën e votave në Parlament. Opozita parlamentare është produkt politik i Partisë Demokratike dhe janë aty si zgjedhje e Lulzim Bashës dhe si pasojë e akteve politike të Lulzim Bashës.
9 Qershor 2020, 22:31 -
Eshtë një marrëveshje kundër sfidantëve të rinj në politikë
Nuk jam i sigurtë sa do të ketë mundësi opozita parlamentare të ruajë pakicën bllokuese për 84 vota, por e sigurtë është, se ata kanë në dorë në mënyrë paradoksale t’i rikthejnë nderin misionit të OSBE /ODIHR në Shqipëri dhe gjithë ambasadorëve që u muarën me të ashtuquajturën reformë zgjedhore.
8 Qershor 2020, 19:42 -
Reforma zgjedhore, si radiografi e problemeve të opozitës
Debatet brenda Këshillit Politik, që po dikton vendimet për reformën zgjedhore, janë treguesi kryesor se kush e ka vendimarrjen politike në opozitë. Ndërsa socialistët kanë pranuar tri kërkesat bazë të ODIHR, që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës zgjedhore, identifikimin elektronik të votuesve dhe Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që kanë kaluar Vetingun, demokratët dhe përfaqësues të LSI në Këshill, janë të pasigurtë nëse konsensusi i tyre në tryezë do të ketë mbështetje politike nga dy faktorët kryesorë politik, që formalisht janë jashtë partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
31 Maj 2020, 21:38 -
Disa gënjeshtra që duhen çmontuar nga propaganda e Vetëvendosjes
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që mbron parimin që Republika bazohet mbi shumicat parlamentare, ka një reagim të pritshëm të Vetëvendosjes dhe mbështetësve të saj, jo vetëm kundër Gjykatës Kushtetuese, por dhe kundër të vërtetave të cilat ata i shtrembërojnë, në funksion të propagandës.
31 Maj 2020, 17:48 -
Ngërçi fals për reformën zgjedhore në pritje të 'pazarit'
Reforma zgjedhore duket se ka hyrë në ngërç jo për shkak të ndonjë problemi serioz rreth rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por për shkak të pretendimeve të reja që Partia Demokratike po i përdor si shkak për ta çuar bllokimin në kufirin kohor ekstrem, me qëllim që palët të ulen për negociata politike.
29 Maj 2020, 22:47 -
-
-
-
-
-
Teatraliteti i opozitës në sheshin para Teatrit
Deri para pak kohësh debati mbi teatrin kishte një dimension që I takonte dhe interesit publik. Ishte çështja e ndërtimit të tij, përmes një kontrate të partneritetit publik privat ku investitorit i ofrohej tokë në shkëmbim të pareve për tetarin. Pas shumë debatesh e mëdyshjesh dhe nga vet qeveria, por sidomos nga Bashkimi Evropian, kjo çështje u mbyll. Qeveria u tërhoq nga ideja që tetarin e ri ta ndërtonte pa lek, po përmes dhurimit të një pasurie publike që ishte toka rrotull tetarit.
9 Maj 2020, 18:57 -
Mero Baze reagon pas sulmit të Berishës: Përveç të vrarëve të vet duhet të numërojë edhe 26 të djalit
Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar menjëherë pas sulmit të ish kryeministrit Sali Berisha duke e cilësuar atë si 'tentakul mafioze e narkoshtetit mbi mediat'.
8 Maj 2020, 18:01 -
Rama tek “Syri”, si Luli tek Papuli
Shkuarja e kryeministrit Edi Rama në një intervistë në një medie që është pronë e familes Berisha, me të ardhura të padeklaruara, dhe për më tepër me një standart profesional rrënues, natyrisht t’i sjell zorrët në fyt. Irritimi vjen jo pse flet për një medie kritike me të, se të tilla ai ka shumicën e medies, dhe bën mirë që shkon. Biles nëse ka një alibi përse duhet të shkonte, dhe këtu është pikërisht të qenit edhe medie kritike me të. Por Syri nuk është medie kritike, por një projekt politik i korrupsionit të vjetër në Shqipëri, korrupsionit të pandëshkuar, dhe mbi të gjitha të trimëruar, që tani i ka ardhur ora të ri-investojë për të qenë faktor në jetën publike.
8 Maj 2020, 00:09 -
-
'Të vdekurit në ilegalitet', për të shpëtuar Edi Ramën
Opozita ngjan e bindur se gjendemi para një konspiracioni të madh të Edi Ramës, i cili sipas saj, nuk bën testime, se kërkon të fshehë të sëmurët dhe të vdekurit. Prej më shumë se dy javësh ka një harxhim energjish politike për t’i shkuar deri në fund këtij konspiracioni, madje duke gjetur dhe si shembull Korenë e Jugut.
10 Prill 2020, 09:11 -
-
-
-
-
