12 kovacët e familjes Sharavolli

2 Janar 2022, 12:18

Udhëtim me destinacion qytetin magjik 2400 vjecar të Beratit dhe takim me artizanët që e kanë lidhur jetën me zjarrin dhe zanatin e kovacit. Historia e familjes Sharavolli, një familje e madhe me 12 kovacë, si askund në Shqipëri. Personazh I reportazhit me rrëfimet mbi punën dhe zanatin e trashëguar nga babai dhe gjyshi I tij është kovaci Gramoz Sharavolli. Ndezja e kovacanës në mëngjes, skuqja e hekurit, prodhimi I veglave të punës sidomos për fshatarët e zonave malore përreth Beratit. Asnjë ndihmë nga ana e shtetit për artizanët dhe rënia e punës për shkak të largimit të njerëzve nga Shqipëria. Ndiqni reportazhin “12 kovacët e familjes Sharavolli”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa