20 vjeçari me diabet: Në Shqipëri, e vështirë të bashkëjetosh me këtë sëmundje nga paragjykimet

Të bashkëjetosh me sëmundjen e diabetit në Shqipëri nuk është aspak e lehtë, jo vetëm ekonomikisht por edhe në aspektin shoqëror. Eneo Bekteshi, një 20 vjeçar i diagnostikuar me këtë sëmundje 11 vjet më parë, tregoi në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV sesi i ka përjetuar paragjykimet kryesisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Në Shqipëri është e vështirë të bashkëjetosh me këtë sëmundje sepse të shohin me një sy ndryshe, ky ka këtë problem, është i sëmurë, nuk të lënë rehat me këto gjëra, pra ekziston paragjykimi. Të vrasin më shumë emocionalisht e kjo të shkakton stres, nerva. Unë flas për veten time, shumë herë kam reaguar keq dhe kam dalë edhe nga vetja e nga këto gjëra më rritet edhe diabeti, sepse diabeti kërkon qetësi absolute.

Eneo Bekteshi, pacient

Bekteshi foli edhe për vështirësitë financiare të një familje që ka një të sëmurë me diabet, sëmundje kjo që kërkon përveç mjekimit të rregullt edhe paisje specifike për matjen e vazhdueshme të nivelit të glicemisë (sheqerit) në gjak.

Për një familje shqiptare, po të marrim një përgjithshme duhen 150 lekë në muaj vetëm për ilaçe, pambuk, alkool, fisha. Dmth, shkon shumë. 150 mijë lekë është një rrogë mujore këtu në Shqipëri. Prandaj them që është e vështirë jetesa me një diabetik, jo më po të kesh 2 apo 3 persona me këtë sëmundje në një shtëpi. Të paktën rimbursimi i fishave do të na lehtësonte shumë punën.

Programe të tjera

Shiko të gjitha