Agim Rada dhe monumenti i at Gjergj Fishtës

7 Nëntor 2021, 15:34

Në studion e skulptorit të spikatur në gjininë e realizimit të shtatoreve, busteve dhe monumenteve të idealistëve dhe rilindasve të mëdhenj, në studion e Agim Radës, Veri Jug zbulon punën e tij të fundit, shtatoren e kolosit të mendimit dhe letrave shqipe, klerikut, politikanit dhe diplomatit at Gjergj Fishta. Si u mbrujt ndër vite ideja e realizimit të veprës kushtuar Homerit shqiptar, ku do të vendoset shtatorja e madhe, jeta dhe studimet e skulptorit Rada, rebelimi kundër diktaturës komuniste dhe prirja drejt lirisë, paqes dhe dashurisë njerëzore. Ndiqni reportazhin “Agim Rada dhe monumenti i at Gjergj Fishtës” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.