Agroturizëm në bujtinën Kështjella e xha Beqos (07 maj 2023)

7 Maj 2023, 13:48

Veri Jug ka udhëtuar në perëndim të kryeqytetit, në zonën e Ndroqit dhe është ndalur në bujtinën e agroturizmit “Kështjella e xha Beqos”. Personazh I reportazhit është fermeri I vogël Ramazan Pasmaçiu. I cili, mbi banesën e vjetër të gjyshit, ka ringritur një bujtinë të re dhe mikpret turistë nga vendi dhe nga bota. Ullinjtë si pemë qindravjeçare në Ndroq dhe mullinjtë me gur të vajit deri në ditët tona. Ndiqni reportazhin “Agroturizëm në bujtinën Kështjella e xha Beqos” realizuar nga moderatori i emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa.