Akullore shtëpie, e shpejtë dhe me shije njësoj si në pastiçeri nga zonja Albana

5 Qershor 2023, 10:54

Akullore shtëpie

Përbërësit:

  • 650 ml pana për ëmbëlsira
  • 400 ml qumësht i kondensuar
  • 150 gr çokollatë
  • 4-5 luleshtrydhe

Përgatitja:

Rrahim panën e ftohtë dhe pas disa rrahjesh shtojmë qumështin dhe çokollatën e grirë. E hedhim masën e akullorres në një tavë drejtkëndëshe dhe e vendosim në frigorifer për 6 orë. Para se të bëjmë servirjen e spërkasim me çokollatë të grirë dhe e dekorojmë me luleshtrydhe.