Nëna udhëtoi në SHBA ta takonte pas 21 vitesh/ I biri i arratisur e refuzon, ajo mbyll sytë

17 Shkurt 2021, 18:24 | Përditesimi i fundit: 2021-02-17 19:12:47

 

U arratis 17 vjec nga Shqipëria, Bacan Vulaj përfundoi në Amerikë. Një djalë rebel, kundër sistemit komunist, ai vendos të kalojë kufirin drejt ish-Jugosllavisë, ku fillimisht u vendos në Malin e Zi. Me ndihmën e kushërinjve transferohet në një kamp të Beogradit, për t’i shpëtuar kthimit në atdhe. Fati e deshi, që i riu nga Lezha të jepte një intervistë për median serbe, ku shprehte dëshirën për të qenë i lirë. Intervistë kjo, që do të ndryshonte përgjithmonë fatin e Bacanit. Ai u kontaktua nga një familje amerikane, falë të cilëve i riu lezhjan udhëton drejt Detroidit në SHBA. E motra e tij Vjollca Gjongecaj, rrëfen këtë histori të rrallë në emisionin ’Pa Gjurmë’, prej 9 vitesh në kërkim të vëllait të saj.

’Ai sillej keq me veprat e diktatorit. E shprehte rebelizmin per komunizmin, pasi u përjashtua edhe nga shkolla. Fillimisht iku drejt Malit të Zi, ku qëndroi tek halla atje. Bashkëmoshatarët e tij ktheheshin me Ziz në Shkodër, por vëllai nuk e pati këtë fat. Djali i hallës e transferoi në një kamp në Beograd. Ai u birësua nga një familje në Amerikë, me kërkesën e vëllait kur dha një intervistë në stacionn e Beogradit, ku kishte shprehur dëshirën për të qenë i lirë. Pas kësaj interviste atë e kontaktuan cifti amerikan. Ai ka jetuar në Detroit dhe dërgonte vazhdimisht letra. Babai niset në Amerikë në vitin 1993 dhe atje u cmall me djalin e tij dhe pas disa muajsh vjen cifti amerikan tek ne. Ata kërkuan mendimet e prindërve cfarë kërkonin më tej’, rrëfen  e motra

Bacan u rrit nga cifti amerikan, të cilët kishin edhe dy vajza. Ata i falën dashurinë e munguar të 4 djemve të tyre, të cilët nuk i kishin më pranë. Bacani u përshtat shpejt me jetën amerikane, në tokën e premtuar për të qenë i lirë. Michael ishte emri me të cilin do të njihej në kontinentin tjetër, aty ku edhe pse i lirë do të mbante larg vëmendjes familjen në Shqipëri. Cifti amerikan e kërkuan për dhëndër, por ai nuk pranoi, kërkesë që e distancoi edhe prej tyre 47-vjecarin shqiptar.

’Deri në 1995 kontaktet i kishim shumë të rregullta. Pas shkollës ai u bë pjesë e ushtrisë amerikane deri sa marrëdhëniet u ndërprenë. Deri në vitin 2004 humbëm kontaktet. Cifti amerikan filluan të mbanin distancë edhe ndaj nesh’, thotë motra

Me mbërritjen e njërës prej motrave në Amerikë, zbulohet e vërteta e ftohjes së marrëdhënieve mes tyre. Fotoja e fundit e takimit me të vëllanë u realizua në vitin 2004 dhe prej atij momenti ai nuk pranoi komunikimin tjetër me motrën.

’ Motra zbuloi një i-mail, ku vajza e ciftit amerikan njoftonte Bacanin se motra kishte ardhur ta takonte. Por ai mbajti distancë. Cifti amerikan i tha motrës se ai u kishte kthyer shpinën. Por e vërteta ishte ndryshe. Ata kishin kërkuar që vëllai të merrte për nuse njërën nga vajzat e tyre. Por vëllai ynë ata i kishte konsideruar si motra. Për këtë arsye ai ishte larguar. Takimi me motrën u realizua në vitin 2004, ku vëllai e këshilloi të bënte kujdes’, rrëfen motra tjetër, që jeton në Shqipëri

Aq fort ua kishte ’ngulur thikën në zemër’ aq sa, në vitin 2011 nëna ndërroi jetën në Amerikë, pa mundur dot të takohet me të birin. Pavarësisht premtimit që i kishte bërë, ai nuk mori pjesë as në ceremoninë mortore të nënës.

’Shkëputi disa herë kontaktet me familjen, ndërsa komunikonte me ne vetëm me letra. Kur nëna shkoi në Amerikë në vitin 2011 ai I premtoi se do ta takonte, por nuk trokiti kurrë në derë. Nëna ndërroi jetë atje, ardhja e djalit e vrau. Ne e njoftuam, madje i dërgova dhe një mesazh zanor, por zilja binte ai nuk e hapi kurrë.

Pas mesazhit zanor, të së motrës ai kishte shprehur pendesë, por i kishin mbetur gozhdë në zemër fjalët e saj. Vëllai i vetëm i familjes nga Lezha kërkohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga dy motrat e tij, pasi prindërit kanë ndërruar jetë me brengë në zemër. Prej 9 vitesh, Bacan apo Michael Vulaj nuk është bërë më i gjallë.