Basha i pandehur, reagon PS

9 Nëntor 2019, 13:57

TIRANE- Akuzave dhe spekulimeve për vizitën në Siri të Ministrit të Bredshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur ditën e sotme në emisioni 45 Minuta me gazetarin Denis Minga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Ajo tha se Lleshaj ishte atje për të vendosur kontakt me shqiptarët e tjerë të cilët qëndrojnë të izoluar atje, për të cilët po përgatitet një operacion shpëtimi.

Lidhur me aksionin për shpëtimin e Alvin Berishës, ajo u shpreh se ai nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj kryeministrit italian Giuseppe Conte. Spiropali tha se në Siri tashmë janë 150 shqiptarë nga të gjitha trevat, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë ndërsa 28 janë fëmijë.Në Al Hol janë 10 mijë jo siranë. Prej tyre është llogaritur që janë 150 shqiptarë të të gjitha trevave, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë. 28 prej tyre janë fëmijë shqiptarë. Është bërë një punë e konsiderueshme nga autoritetet. Shqipëria ka qenë ndër të parat shtete që ka nisur përpjekjet për riatdhesim.  Ne nuk i hyjmë debatit se kush ka më shumë merita për shpëtimin e Alvin. Është një operacion që në çdo hap që bën duhet të negociosh me një palë apo një tjetër. Një operacion shumë i kujdesshëm që rezultoi i suksesshëm. Nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj Contes, gatishmërinë e autoriteteve libaneze. I gjithë dokumentacioni është italian. Alvin është marrë nga Italia nga e ëma. Lleshaj ka qenë atje për të bërë të mundur e të tjerëve. Ata njerëz janë ende të rrezikuar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të dhënat e tyre. Ajo që mund të them me siguri të plotë është se po punohet me seriozitet", tha Spiropali.