Dihet tashmë që Bes Kallaku ka ndërmarrë një projekt shumë të rëndësishëm siç është realizimi i filmit “Falko” dhe e kemi parë që pjesë e kastit të madh të aktorëve do të jetë edhe këngëtarja Bleona Qerreti, por se sa është paguar dhe çfarë roli do të ketë na e tregoi sot aktori Besart Kallaku si i ftuari i parë i sezonit të ri televiziv në “Rreze Dielli” në Report TV
"Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pas kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit po natyrisht shpenzimet e udhëtimit…" u shpreh aktori gjatë bisedës në studion e 'Rreze Dielli' me moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci.