Bizele me qepë të njoma dhe erëza nga zonja Vjollca

23 Prill 2020, 11:05

Bizele me qepë të njoma dhe erëza Përbërësit: 1 tufë qepë të njoma 2 thelpi hudhër 2 domate (mesatare) 1 lugë gjelle salcë 500 gr bizele (të pastruara) Koper plus majdanoz 4 lugë gjelle vaj ulliri Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Ngrohim vajin në një tenxhere të thellë dhe kaurdisim qepën e prerë në unaza dhe hudhra të grira hollë. Sapo qepët të ulin volumin shtojmë domatet e prera në kubikë (pa lëkurë) dhe I lëmë të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë salcën dhe I përziejmë së bashku. Shtojmë bizelet dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas lëngun e perimeve të ngrohtë baraz me nivelin e bizeleve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, vendosim kapakun dhe I lëmë bizelet të ziejnë për 10-15 minuta. Ndërkohë grijmë hollë koperin dhe majdanozin dhe I shtojmë në tenxhere në minutën e fundit. fikim sobën dhe I lëmë të mbuluara edhe për 10 minuta të tjera. më pas I shërbejmë të ngrohta.