Brokoli me patate sufle
Përbërësit:
- 1 brokoli mesatar
- 3-4 patate
- 4 vezë
- 150 ml qumësht
- 200 gr djathë i grirë (kaçkavall ose mocarela)
- 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Pak arrë moskat
Përgatitja:
Qërojmë patatet, i presim në kubikë dhe i ziejmë 10 minuta. Ndajmë brokolin në lule të vogla dhe i ziejmë 4–5 minuta me pak kripë. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim patatet dhe sipër brokolin. Rrahim vezët me qumështin, pak kripë, piper dhe gjysmën e djathit. Hedhim masën mbi perimet, sipër shtojmë pjesën tjetër të djathit dhe e vendosim tavën në furrë në 190°C për rreth 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.




















