Tavë me kërpudha dhe perime
Përbërësit:
- 1 presh
- 1 qepë të njomë
- 300 gr kërpudha
- 2 kunguj
- 1 patëllxhan
- 2 speca
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim preshin dhe qepët e njoma të grira imët. Më pas shtojmë me rradhë perimet e prera në kubikë. Vijojmë me kaurdisjen për pak minuta, duke rregulluar shijen me pak kripë e piper. E kalojmë gatimin në një tavë ku shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.




















