Blegtorët e Mumajesit në Baldushk

14 Nëntor 2021, 15:12

Në mes të stinës së vjeshtës, Veri Jug ka udhëtuar drejt Baldushkut, një njësi administrative me 14 fshatra, si pjesë e hartës së bashkisë së Tiranës. Ndalesë në fshatin Mumajes Fushë dhe qëndrim në minifermën e blegtorit Refik Allmuça që, prej gati 30 vjetësh, mbarështon një koloni dhish të racës së vendit dhe disa kokë dele. Dashuria për pronën, për blegtorinë dhe ekonomia e vogël e familjes Allmuça. Cilat janë disa nga shqetësimet e këtij fermeri. Cili është mendimi I kryetarit të fshatit Mumajes I vogël mbi mungesën e investimeve dhe subvencioneve për fermerët e vegjël dhe bujqësinë në fshat. Ndiqni reportazhin Blegtorët e Mumajesit në Baldushk, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.