Brinjë mishi në shtrat qepe nga zonja Albana

7 Prill 2023, 12:36

Brinjë mishi në shtrat qepe

Përbërësit:

  • Brinjë mishi (qingji ose gici)
  • 1 lgj kripë e trashë
  • 1 ls uthull balsamike
  • 1 lgj vaj ulliri 
  • 4 kokrra qepë
  • 6 thelpinj hudhër
  • Rozmarinë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim qepët në rrethore dhe i shtrojmë si shtrat në tavë bashkë me thelpinjtë e hudhrës dhe rozmarinën. Sipër vendosim brinjët e mishit të cilat i kemi marinuar me kripë të trashë, uthull balsamike dhe piper të bluar. Shtojmë në anë të tavës dhe një gotë ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për rreth 1 orë.