Brokoli me krem qumështi, kos dhe vezë nga zonja Albana

17 Mars 2023, 11:38

Brokoli me krem qumështi, kos dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 kokë brokoli
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 4 vezë
  • 1 fç kos
  • 4 lgj miell
  • 1 ls pluhur pjekës
  • 1 fk qumësht
  • Domate qershi

Përgatitja:

Brokolin e vendosim në ujë të ngrohtë për 10 minuta në një enë.

Ndërkohë në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe thelpinjtë e hudhrës të prerë në feta. Shtojmë karrotën dhe qepën e prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe ndërkohë në një enë përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe qumështin. Rrahim vezët mirë me pak kripë, më pas shtojmë kosin.

Bashkojmë të gjithë përbërësit bashkë, shtojmë perimet e kaurdisura, brokolin dhe domatet qershi. E shtrojmë këtë masë në tavë, e nivelojmë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.