Buka e ëmbël e Pashkës nga zonja Albana

13 Prill 2023, 12:00

Buka e ëmbël e Pashkës

Përbërësit:

  • 100 gr maja e butë
  • 40 gr sheqer
  • 80 ml ujë i vakët
  • 250 gr gjalpë
  • 300 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 2 të kuqe të vezëve
  • 350 gr qumësht
  • 1 kg e 100 gr miell
  • 1 lk kripë
  • 3 gr mastika
  • 1 lk mahlepi
  • 50 gr gjalpë

Për lyerjen e bukës:

  • 1 vezë
  • 1 ls sheqer
  • 2 ls ujë

Përgatitja:

Majanë e butë e aktivizojmë me sheqer dhe ujë të vakët.  Në një tenxhere shtojmë gjalpin të tretet bashkë me sheqerin.

Në një tas shtojmë të verdhat e vezëve dhe 3 vezë të plota. I rrahim me tel dore, shtojmë gjalpin e rrahur me sheqerin dhe qumështin.

Në mikser vendosim miellin, mahlepin dhe mastikën që e kemi rrahur në havan. Hapim në qendër të miellit një gropë ku shtojmë përbërësit e lëngësht si dhe majanë. E rrahim në nivel të ulët shpejtësie dhe pas 10 minutave rrisim shpejtësinë. Për ta shkëputur brumim lyejmë duart me gjalpë. E punojmë pak me duar dhe e lemë në tas të mbuluar me membranë që të vijë për 1 orë. I japim formë, vendosim vezë të lyera pashkësh, e lemë sërish të vijë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen e bukës me të bardhë veze që e kemi përzierë me sheqer dhe ujë. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.