Byrek me djathë nga zonja Albana

21 Mars 2023, 12:10

Byrek me djathë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 lgj kripë
  • 1 lgj uthull
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Ujë sa të marrë
  • Niseshte për hapjen e petëve

Mbushja:

  • 400 gr djathë
  • 4 vezë
  • 100 ml qumësht
  • Vaj për spërkatje

Përgatitja:

Në një enë vendosim ujin, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë bashkë dhe shtojmë miellin duke e trazuar. Zemë brumin dhe e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe i hapim një e nga një me ndihmën e niseshtesë. Në çdo petë kur e shtrojmë në tavë e spërkasim me vaj. Në mes të petëve vendosim mbushjen me djathë të bardhë të thërrmuar, vezë dhe qumësht. Shtrojmë petët e tjera dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me gjalpë të tretur.