Ç'do bëjë opozita pas 30 Qershorit- I ftuar Fatmir Mediu

12 Korrik 2019, 20:21

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka "zbuluar" planin e opozitës në ditët në vijim, lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në muajin tetor.

Tre ditë përpara zgjedhjeve, presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve, datë e cila duket se ka gjetur dakordësi nga opozita, por vetëm kaq. Opozita takohet me presidentin vetëm në një pikë: zgjedhje të tjera, përtej 30 qershorit.

Ndryshe nga Mea, Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme më 13 tetor, në monitorimin e një qeverie tranzitore. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Mediu ka deklaruar se vendi po përjeton njëkohësisht 3 krizë të ndryshme, për të cilat përveç evidentimit ka paraqitur edhe zgjidhjen.

"Ne kemi kriza afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Kriza afatgjatë është kriza kushtetuese. Këtu duhet të fillojmë që të ngremë Shqipërinë shtet. Krizë afatmesme që zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi një parlament qesharak që duhet të largohet.  Duhet të mundësohen zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në tetor që zhvillohen nga një qeverije kujdestare, për këto zgjedhje, por edhe për 15 vitet e ardhshme. Ky proces fars nuk mund të ndikojë në bashkitë e sotme. Duhet të ndalet dhe të bllokohet, për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në muajin tetor", tha  Mediu