Në rubrikën tonë të librave këtë javë ju sugjerojmë “Rojtari i fundit” nga autorja franceze Gaelle Josse, të përshtatur në shqip nga Lorena Dedja. Ky roman na zhvendos në tokën e premtuar, në Amerikën e vitit 1954. Nëse do ta përshkruanim librin me një fjali do ta përshkruanim si një histori keqardhjeje që kthehet nga e kaluara për të kafshuar dorën e atij që e ka ushqyer, me dhëmbët e mprehur nga pendesa, humbja dhe vetmia. Libri flet për ditarin e nëpunësit të fundit në Elis Ajlënd , i cili është nëpunësi i fundit në qendrën ku kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Evropa, që nga viti 1892. Edhe pesë ditë kanë mbetur që kjo qendër të mbyllet ndaj ai ndjen nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë me dallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Pak nga pak, na paraqiten personazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy keqardhje. Në njërën anë, Lizi, bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja, me një të kaluar të çuditshme. Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimesh e kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungerez, një shok fëmijëri në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot me shpresë për një jetë më të mirë. Do pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varej nga përgjigjet që jepnin në një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi. Në fakt, Miçëlli, funksionari i vullnetshëm, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fat. Kjo është historia e tij: një histori që vjen nga e kaluara t’i kafshojë dorën me dhëmbët e mprehur nga pendesa, humbja dhe vetmia. Gaëlle Josse e ka nisur veprimtarinë e saj letrare si poete dhe më pas ka botuar katër romane. Secili prej tyre ka fituar disa çmime, duke përfshirë këtu edhe Çmimin Alain-Fournier në 2013 dhe Çmimin Europian të Letërsisë, me romanin “Rojtari i fundit” në vitin 2015.
Sugjerimi i javës libri “Rojtari i fundit” nga Gaëlle Josse
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Qershor 2026 – Receta / Variçet, shkaktarët dhe trajtimi natyral
15 Qershor, 15:51 -
Si të largoni variçet pa ndërhyrje? Këshillat e Ylli Merjës
15 Qershor, 12:35 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Qershor 2026 – Receta / Kujdesi kardiak nga temperaturat e larta
11 Qershor, 14:57 -
‘Mos u zhysni në ujë pasi keni ngrenë, ambientohuni me ujin’, RREZIK infarkti / Thirrja kardiologut
11 Qershor, 12:12 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Qershor 2026 – Receta / Kanceri i zorrës së trashë / Vlerat e shalqirit
10 Qershor, 16:32 -
Sekreti i shalqirit perfekt: Vlerat ushqyese që nuk i dini dhe si të zgjidhni më të mirin
10 Qershor, 15:21 -
Kanceri në zorrë po prek edhe 20 vjeçarët! ALARM, çfarë po bëjmë gabim?
10 Qershor, 12:49 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Qershor 2026 – Receta / Platforma AloDoktor/ Risi në fushën e estetikës
9 Qershor, 16:17 -
AloDoktor.al, platforma që ju çon te doktori vetëm me një klik
9 Qershor, 14:09 -
‘Të puthura nga dielli’,historia e Artës nga Dukagjini në sallonin luksoz italian: Ishte burri që...
9 Qershor, 13:45 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Qershor 2026 – Receta / Gjethet e fikut, përdorimet në shëndet / Kallot e këmbës, kura natyrale
8 Qershor, 15:39 -
Mos i prisni KALLOT! Ja metoda natyrale që i zhduk pa dhimbje
8 Qershor, 14:19 -
Gjethet e Fikut, ‘ilaç’ natyral nga diabeti tek kolesteroli dhe…
8 Qershor, 12:50 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Qershor 2026 – Receta / Historia rrëqethëse e Tony Selimit
5 Qershor, 15:35 -
Si të ringrihemi, si të forcojmë shëndetin mendor, por dhe financat tona / Motivuesi Tony Selimi
5 Qershor, 12:47 -
‘5 vjeç më përdhunuan, ishte mik i familjes / Historia e trishtë e Tony Selimit
5 Qershor, 12:18 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Qershor 2026 – Receta /Horoskopi Qershor/ Dhimbjet e gjurit dhe kockave/ Manat, frutat e vogla plot vlera
3 Qershor, 16:41 -
1 grusht MANA ‘ilaç’ për trupin, nga parazitët tek gjumi dhe rritja e flokëve
3 Qershor, 13:27 -
Pse dhemb gjuri dhe kockat? Altin Joka tregon ushqimet që janë ‘ilaç’
3 Qershor, 12:30 -
Qershori ndryshon gjithçka! Kujdes shëndeti deri në datë 19… Kjo shenjë do sprovohet
3 Qershor, 12:01
