Dhunë nga xhelozia/ 21-vjeçarja: Më rrahu sapo hoqa fustanin e bardhë (31 tetor 2023)

31 Tetor 2023, 18:31

U martua në një moshë te re me djalin që njohu në rrjetet sociale, e reja 21-vjeçare sot kërkon të divorcohet. E teksa ëndërronte një martesë të lumtur, mbushur me dashuri e ëndrra plot, gjithçka iu rrënua para syve kur filloi bashkëjetesën me familjen e bashkëshortit mes dhunës, skamjes dhe torturave… Ishte vetëm 17 vjeç ku me aprovimin e prindërve vendosi të kurorëzonte në martesë dashurinë me djalin 21-vjeçar. Çifti i ri nisën të jetonin në shtëpinë e prindërve të djalit, ku mes tyre do te kishte gjithnjë konflikte. Familja e tij nuk e aprovuan kurrë nusen e re të shtëpisë ndaj e ofendonin rëndë dhe e quanin atë të përdalë dhe madje e ndaluan të vazhdonte edhe studimet universitare. E vetme në shtëpi të huaj, e reja kërkonte ndihmë nga i shoqi, mirëpo ai mbante anën e familjes së tij. Iu kishte treguar edhe prindërve për jetën e tmerrshme që po bënte, mirëpo babai i kish thënë të qëndronte atje… me djalin që kish zgjedhur të martohej me dëshirën e saj… Do të ishte shtatori i vitit 2022 kur i shoqi e dhunon në mënyrë c’njerëzore teksa i gjuan me shkelma në kurriz … pasi e akuzonte se ajo e kishte tradhëtuar. Ndaj ajo vendos që ta denoncoj në polici… por babai i saj nuk e lejoi… Pa rrugëzgjidhje e reja arratiset nga shtëpia e tyre dhe shkon pranë familjes së saj, ku ata këtë herë ia hapin derën. Iu drejtua dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës, por ai nuk u paraqit në asnjë seancë… Sot, ajo i kërkon divorcin bashkëshortit të saj… ajo kërkon që të nis një kapitull të ri në jetën e saj…