E semura braktiset nga i vellai/Apeli dritherues i vajzes: Mami me ke mua

Pjesa e dyte 

Mbrëmjen e sotme në  studion e emisionit  “Pa Gjurmë” ka ardhur e trajtuar një histori e dhimbshme dramatike e familjes Berberi nga Pogradeci. Anëtarët e kësaj familje pësuan një tronditje të madhe kur Enkelejda, vajza e vogël u mbyt në liqenin e Prespës, në vitin 1995, ndërsa u nis me shkollën në ekskursion. Ishte viti 1987 kur Ornela vajza më e madhe lë shkollën dhe nis një jetë tjetër duke u marrë me punët e fshatit. Kaluan disa vite dhe nga familja i prezantojnë një djalë me emrin Ylli, me të cilin Ornela u martua në vitin 2004. Prindërit e Ornelës, Shpresa dhe Meleqi vendosin që dhëndrri të jetojë në shtëpinë e tyre.

Një vit më pas, Ylli niset drejt Greqisë. Ai punoi atje në bujqësi por nuk sillte asnjë të ardhur për familjen e re. Prindërit e Ornelës e kuptuan që Ylli po i mashtronte, por për hir të vajzës nuk mundën të bënin zë. Jo vetëm kaq, por ata i dhuruan një shtëpi çiftit dhe një tokë ku të mund të punonin dhe të mbanin familjen. Por kjo nuk mjaftoi për Yllin, pasi kishte një ves. Ai frekuentonte lojërat e fatit. Çdo të ardhur që fitonte e linte në bixhoz. Me të filluar jetën e ndarë nga prindërit e Ornelës nisën konfliktet e para. Ornela kërkonte të punonte, ndërsa Ylli priste ende ndihmë nga vjehrri dhe vjehrra. 

Në studion  e emisionit “Pa gjurmë”, Shpresa rrëfen dramën e jëtës së  së historisë së familje së  tyre sesi vajza e saj e madhe  Ornela, pas divorcit me të shoqin,  pësoi një traumë të madhe dhe ka tentuar disa herë vetëvrasjen, duke mos pasur mun dësi të kujdesej për të bijën tanimë 12 vjeçare Lorenën . Për shkak të kësaj situate Shpresa, nëna e saj e mori Ornelën bashkë me vajzën e vogël në banesën ku jetonin prindërit.

Në moshën 20 vjeçare,  vajza e madhe  Ornela martohet me mblesëri.  Vajtëm bëmë celembrimin në Starovë .   E biseduam me dhëndrin dhe  për 6 muaj ndërtuam për  familjen e re të vajzës , afër banesës sonë 1 km larg banesës sonë një shtëpi të re.  Ne kaq e kishim mundësinë . Pas një viti martesë Ylli bashkëshorti i vajzës , shkoi në emigrim ku qëndroi 5 muaj.  Tha se do ikte , në Greqi poi  duheshin 300 mijë lekë.  Pritëm të vinte dhëndri  të sillte ndonjë lekë.  Kur u kthye na tha që të gënjenim të thonim  se ka fituar para, ai nuk kishte sjellë asgjë. Gënjente, nuk e donte fare punën.  Në krye të vitit, vjen në jetë  vajza Lorena.  I ati ishte në Greqi, për të punuar. Filluan shpejt fillojnë  konfliktet . I gjenim punë po dhëndri nuk donte të punonte. I kërkuam vajzës të divorcohej , po ajo nuk pranonte për shka të vajzës.   

Shpresa Berberi , nëna e Ornelës

Çifti jetonin kështu mes konflikteve të para që tashmë kishin lindur, ndërsa në jetë erdhi vajza e tyre e vetme Lorena në vitin 2006.

Në familje bashkë me vajzën kishte lindur edhe dhuna. Ylli e keqtrajtonte bashkëshorten e tij Ornelën, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Ai vazhdonte të emigronte në Greqi dhe asgjë nuk po ndryshonte, ndërsa situata ishte gjithnjë e më problematike.

 I gjetëm një punë në lulishte, Luante  kumar, pinte .  E torturonte shoqen . Do shkosh të marrësh ushqim tek  mamaja jote dhe merr edhe 500 mijë lekë.  .  Shkonte luante , çupa e vogël e kërkonte. Një herë i ka hyrë duke e dhunuar me naxhaket në kokë  vajzën . E denoncuam njëherë e mbajtën një natë në burg dhe dolli.. E marrim çupën e dërguam në spital. Doktori vendosi që të dërgohej në spital në Tiranë. Nisën problemet shëndetësore  të vajzës.  Dhëndri ishte plotësisht i papërgjegjshëm.

Shpresa, nëna e Ornelës

Pas tragjedisë nga mbytja e Enkelejdës, Shpresa, nëna e tyre përjeton një tjetër tronditje, ndërsa shpëton nga kthetrat e vdekjes, vajzën e madhe Ornelën,  e cila për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike vendosi të marrë një vendim fatal për jetën, vetvrasjen. Vajza Lorena rritet dhe Ornela bën një jetë te trishtë, në përpjekje për të mbijetuar. Përveç peripecive që i rezervoi fati, sot familja Berberi vendos të rrëfejë këtë histori të trishtë ndërsa nënë e Ornelës u bën një apel institutucioneve që të mund ta ndihmojnë për të bër diçka për t'í caktuar një kemp për vajzën e sëmurë, për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike të cilat janë bërë të papërballueshme për familjen e tyre.

Programe të tjera

Shiko të gjitha