Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që e torturuan në mënyrë mizore shqiptarin Saimir Zefi të dënuar në Selanik. 4 efektivët u liruan, por i riu nuk tërhiqet nga vendosja e drejtësisë. Report Tv me “Pa Gjurmë” është futur brenda burgut famëkeq të Greqisë, ku ka sjellë dëshminë e Saimir Zefit dhe shokut të tij të qelisë, Niko Kordhishti. Në një komunikim “live” me emisionin ‘Pa Gjurmë’ Saimir Zefi thotë se ka frikë për jetën e tij pasi policët e kanë dhunuar prej muajsh.Për gazetaren Odeta Dume, Zefi tregon se vëllai i një prej policëve i ka ushtruar presion bashkëshortes së tij greke, prandaj thotë se është i frikësuar Saimir Zefi: Përshëndetje! Odeta Dume: Si je me shëndet? Saimir Zefi: Jam pak më mirë kohët e fundit Odeta Dume: Jemi tronditur të gjithë kur mësuam nga mediat greke që je dhunuar në mënyrë barbare, thjesht pse ke kërkuar të drejtën për t’u paraqitur në gjykatë Saimir Zefi: Po, ashtu është e vërteta. Kishim një gjyq më datë 02.03.2023. Burgu i Koridhalo më çoi në Kavallë për gjyqin edhe nga burgu u bë transferta normale, kurse në Kavallë më çuan në datë 3, një ditë pas gjyqit… Odeta Dume: Saimir shikoj që ke probleme të pjesa e qafës, kaq shumë të paskan dhunuar?! Saimir Zefi: Kam me qafën shumë problem, por kam dhe dorën dhe këmbën akoma, se jam keq, se i kam pasur prangat shumë të shtrënguar Odeta Dume: Si nisi dhuna nga këta policët grekë të cilët të dhunuan edhe para nënës dhe babait? Saimir Zefi: Ky gjest nisi vjet në nëntor, se u zura me një polic në Kavallë, nisi si punë hakmarrje nga njeri-tjetri. Sivjet vazhdoi historia sërish, kur shkova në Kavallë. U bë çfarë u bë, kaloi. Kam javën tjetër gjyq atje në Kavallë dhe kam frikë shumë aty për jetën, për punën e familjes, kam nusen greke. Vëllai i atij policit i ka bërë presion nuses sime dhe gjërat janë shumë keq. Po mos të ishte drejtoresha e burgut do isha i vdekur sot.Baba i shqiptarit të burgosur, Viktor Prela (me mbiemër të ndryshuar), nga udhëtuar nga Greqia dhe në studion e ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, ka rrëfyer se kjo ngjarje e ka shkatërruar atë.“Nga 24 orë, vetëm 1 orë vë gjumë në sy”, ka rrëfyer ai.Për Report Tv ka folur edhe shoku i qelisë së Saimir, Niko nga Fieri, i cili pretendon gjithashtu se është dhunuar nga ana e policisë greke dhe se është arrestuar me pa të drejtë. “Këtu në burgjet greke 60% e të dënuarve janë të dënuar me racizëm, të dhunuar nga policia, më kanë marrë në shtëpi dhe më ka dhunuar policia. Unë jam dënuar për vjedhje dhe grabitje, por as nuk kam vjedhur dhe as nuk kam bërë grabitjes, nuk më akuzon kush, s’kam asnjë denoncim, vetëm gjykata më thotë. Na rrahin dhe na grabisin shtëpitë tonë policët grekë”, tregon shoku i tij.Lajmi për Saimir Zefin, shqiptarin nga Puka u bë me dije pak ditë më parë. Zefi thotë se pasi u dënua në mungesë nga gjykata në Korydallos për grabitje, ky i fundit kishte kërkuar që të ishte i pranishëm gjatë seancës, por kjo kërkesë për të drejtat e tij, ka sjellë reagimin e ashpër të gardianëve grekë të cilët e kanë dhunuar brutalisht.Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri ka deklaruar se është arrestuar pa pasur asnjë denoncim ndaj tij nga policia greke. Ai thotë se policia greke e ka dhunuar, e ndërsa hedh akuza në drejtim të tyre, duke thënë se përveç se i dhunojnë, edhe iu grabisin shtëpitë. Odeta Dume: Zotëri ti je një shqiptar tjetër që ndan qelinë me Sajmirin, nëse ke diçka që dëshiron ta thuash, si quheni? Niko Kordhishti: Përshëndetje! Unë jam Niko Kordhishti, nga Fieri Odeta Dume: Sa jeni dënuar? Niko Kordhishti: Unë jam një kuzhinier ekselent, jam dënuar 20 vjet pa fakte, pa prova, pa më denoncuar njeri, vetëm se jam shqiptar. Kam 2 vite e gjysmë brenda. Kam bërë shumë denoncime në shtetin grek, por janë të korruptuar dhe nuk e gjejmë dot anën ne, sidomos këtu nga burgu, vetëm shteti ynë po na ndihmoi, nëse ka shtet. Në burgjet greke janë 60% e shqiptarëve të dënuar me dënime skandaloze, vetëm për racizëm. Janë të rrahur nga policia. Unë kam dy fëmijë të vegjël, kam nusen greke. Në orën 7:30 të mëngjesit më kanë marrë me dhunë nga shtëpia dhe më ka rrahur policia kot. Kam kaluar edhe paralizë Odeta Dume: Jeni akuzuar dhe dënuar për çfarë? Niko Kordhishti: Unë jam dënuan kot për vjedhje dhe grabitje, por unë s’kam bërë as vjedhje asgjë, se nuk kam nevojë ta bëj këtë. Nuk më akuzon kush, vetëm se e thotë gjykata Sajmir Zefi: Unë Odeta i bie të dal gushtin e vitit tjetër nëse nuk m’i kanë shtuar ato 5 muaj tani Niko Kordhishti: Policët jo vetëm që na arrestojnë po na grabisin në shtëpitë tona, dhe i bëjmë thirrje ambasadave të na hapin telefonat
Ekskluzive/Dhuna në burgjet greke, Pa Gjurme ’hyn’ në Koridhalos (22 mars 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
