Ekskluzive/E dinte të gjallë,nëna mëson lajmin e kobshëm, vajzën ia vrau tutori

17 Shkurt 2023, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2023-02-17 21:03:42

E zhdukur prej vitit 1997 ’Pa Gjurmë’ zbardh detajet e vrasjes së 25 viteve më parë të shqiptares në Itali, gjen varrin ku prehet 24-vjecarja e vrarë. Merr fund odisea e zhdukjes së Etleva Parangonit, vajza nga Fieri e cila nga ajo që ka mundur të zbulojë Pa Gjurmë njohur si Desdemona Lirjoni, e cila pasi u dhunua barbarisht u vra më 5 dhjetor të vitit 1998. Thuajse dy javë pasi komunikoi me nënën dhe i tha se do të vinte për festat e fundivitit, por fatkeqësisht ajo u vra dhjetorin e po atij viti.Një nga historitë më delikate dhe ndër më të dhimbshmet për ’Pa Gjurmë’ që e kishte të vëshirë ti komunikonte nënës për vdekjen e së bijës, ndërsa në gjithë këto vite ka besuar se e bija është gjallë. Nwna e viktimws: Ç’të të thotë nënë e zesë? (qan). Jam shumë e tronditur Odeta Odeta Dume: Etleva ka jetuar në Itali, në një tjetër vend nga ai që ti ke ditur deri më sot. Ajo nuk ka jetuar kurrë në Bari, apo Milano por në Ticino në kufi me Zvicrën. Arsyen pse ajo nuk e ka treguar të vërtetën janë të aqartë. Unë do të rrëfje historineë që na ka treguar një emigrant shqiptar që ka jetuar, shumë afër me vajzën tuaj dhe e ka njohur si Desdemona. Ajo është marr dhe trafikuar në Itali ku është detyruar të bëjë punonjësen e seksit nga disa shqiptarë nga Fieri dhe Lezha. Ne nuk e dimë cfarë ndpodhi me vajzën tuaj me këtë bandë kriminale, por ne kemi mësuar se nga policia ajo u gjet e vrarë në një nga rrugët e këtij qytetit në 5 dhjetor të vitit 1998. Ajo ishte dhunuar dhe një thikë ishte ngulur në trupin e saj, shumë afër organit të zemrës dhe ajo kishte humbur jetën. E dashur Margarita nuk do dua t’ju helmoj më shumë mbi atë se çfarë kemi mësuar për vajzën tuaj. Në atë kohë institucionet italiane kërkuan të gjenin familjen tuaj në Shqipëri. Shfaqja e videos ku duket varri që mban emrin e vajzës nga Fieri që mbylli sytë në moshën 24-vjeçare ishtë prekëse për nënën 70-vjeçare në studio e cila nuk mban dot lotët. E shokuar nga ky moment kur sheh për herë të parë varrin e së bijës nëna vajton. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” Margarita Parangoni hedh akuza edhe mbi një zonjë nga Elbasani me inicialet M.D, që dyshohet se ka qenë tutorja e Etlevës.