Ekskluzive-Pa Gjurme i gjen nënën pas 63 vitesh

23 Janar 2023, 19:17

Pas 63 vitesh ’Pa Gjurmë’ në Report Tv i gjen rrënjët biologjike, emocione të papërkrueshme për Shpëtim Boçin, i cili pa për herë të parë imazhin e nënën që e solli në jetë shkurtin e vitit 1960. Ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikoi mesazhin që tezja e tij dërgoi pak ditë më parë në adresë të programit, 63-vjeçari nuk i mban dot lotët. Shpëtim Boçi: (Qan) Odeta Dume: Ajo më tregoi një histori të motrës së saj që dyshohet se është nëna jote biologjike. Kjo zonjë do të donte sot të ishte prezent në studio, por ajo i ka premtuar motrës, nënës tuaj se do ta mbajë sekret dhe se ky sekret mbetet ende i tillë në familjen e tyre. Ajo është e gatshme të të takojë. Shpëtim Boçi: Patjetër edhe unë dua ta takoj Stafi siguroi edhe fotot familjare duke treguar kujdes, që me kërkesë të së motrës të mos publikohet imazhi i saj. Shpëtim Boçi: Mund t’i mbaj fotot (përlotet). Odeta Dume: Patjetër janë të tuat Shpëtim Boçi: Shumë faleminderit! 90% është nëna ime. Të paktën mësova një gjë. Kam fotot dhe t’i mbaj në shtëpi si kujtim ’Pa Gjurmë’ zbuloi jetën e gruas që në moshën 15-vjeçare solli në jetë një djalë dhe që sipas përkimeve të të gjitha të dhënave është nëna e tij, e cila prej 13 vitesh nuk jeton me.