10 ditë pasi humbi gjurmët natën e ndërrimit të viteve gjendet 14-vjeçari nga Vlora E.L. I mituri u gjet nga policia e kryeqytetit, 24 orë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Bashkë me grupin e xhirimit nëna e tij Shkëndije Limaj mbërriti paraditen e sotme në komisaritin nr.2 në Tiranë, aty ku nën shoqërinë e dy psikologeve, në gjëndje të rënduar psikologjike mbërriti edhe i mituri. Ai u mor në pyetje për disa minuta, ndërsa arriti të fliste në prani të psikologeve duke zbuluar emrat e personave që pasi e rrëmbyen në Vlorë e shfrytëzuan në Tiranë. Djemtë vlonjatë të moshës 19-vjeçare mbajtën peng për 10 ditë të miturin dhe e nxorrën në rrugë për lypje. Ata kishin parë publikimin e fotos së E.L në ’Pa Gjurmë’ dhe kështu e lanë të lire djalin, i cili u gjet nga blutë e kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, aty ku ndodhet i shtruar. Në një lidhje direkte nga dhoma e pavionit, nëna e tij Shkëndije Limaj foli për gjendjen shëndetësore dhe zbuloi detaje tronditëse për të birin, i cili është mbajtur ’peng’ duke u dhunuar dhe droguar. “Ndodhem tek Spitali Psikiatrik dhe gjendja e djalit nuk është e mirë. Tani është në gjumë, mjekët ende nuk e kanë vizituar për të dalë në një diagnozë më të saktë. Policia mori dëshminë e ti dhe djali I ka nxjerrë të gjitha. Ai ka thënës se u dhunua, u drogua, dhe i ka zbuluar emrat e atyre personave. Arditi, Donaldi dhe Fabio. Janë nga Vlora, unë i njoh. Djalin e kanë mbajtur në kryeqytet, e kanë kërcënuar e kanë torturuar. Kur është transmetuar emisioni, një nga këta djemtë e kanë parë dhe e kanë lëshuar djalin. E gjetën djalin, e çuan në një qendër dhe më pas në komisariat në Tiranë. Ju falenderoj për çdo gjë.” Gjatë transmetimit live puntatën e së martës në ’Pa Gjurmë’ të shumta ishin dëshmitë dhe informacionet që hodhin dritë mbi fatin e 14-vjeçarit. Një prej dëshmitarëve solli një video ku shihej qartë imazhi i E.L, teksa bënte xhiro tek lodrat e sheshit ’Skënderbej’. Kërkimet vijuan përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, derisa u arrit në gjurmët e të miturit. Pas vdekjes së babait 6 vite më parë 14-vjeçari kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje për këtë kishte ndërprerë edhe shkollën. Shpesh ai largohej papritur dhe kthehej sërish në banesë. Mesa duket kjo ka qenë një nga arsyet pse ra pre e rrjetit të një grupi që e shfrytëzoi për ditë me radhë me qëllime lypje. Në një gjendje të rënduar psikologjike djali tashmë nën shoqërinë e nënës së tij po merr trajtim prane spitalit nr.5 në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet për tre personat e dyshuar për rrëmbim dhe shfrytëzim ndaj 14-vjeçarit.
Ekskluzive-U rrëmbye për 10 ditë,i mituri shpëton pas denoncimit në 'Pa Gjurmë'!E ëma:E kanë droguar (11 dhjetor 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

