Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Virusi HPV, nervi Vagus dhe Ekzemat! Çfarë duhet të bëni menjëherë

28 Mars, 15:35 | Përditesimi: 28 Mars, 15:35

Këtë të shtunë, “Klinika 24” sjell në fokus çështje të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. HPV (Human Papillomavirus), një virus i përhapur dhe shpesh i heshtur, trajtohet në këtë edicion për ndikimin që ka në organizëm, mënyrat e forcimit të imunitetit dhe metodat më efektive të parandalimit dhe trajtimit. Në rubrikën 'Në formë pa stres', vëmendja përqendrohet te nervi vagus, i njohur si çelësi i qetësisë së brendshme. Me këshillat e fizioterapistes, prezantohen teknika praktike për ta stimuluar dhe për të përmirësuar balancën trup–mendje. Ndërkohë, ekzema, një problem i shpeshtë i lëkurës, analizohet në aspektin e formës kronike, rikthimit të saj dhe gabimeve më të zakonshme që bëhen gjatë trajtimit.

E.H/Shqiptarja.com