Këtë të shtunë në Klinika 24 do të ndalemi te një nga temat më të rëndësishme për shëndetin: sëmundjet e veshkave. Sa shpesh duhet t’i kontrollojmë veshkat, cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe cilat trajtime ndihmojnë për të shmangur komplikacionet? Për këto dhe shumë të tjera do të flasim me mjeken nefrologe Fjona Nasto nga Spitali Amerikan nr. 3 në Tiranë, në një bisedë informuese dhe të dobishme për të gjithë.





















