Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Ovari policistik dhe fertiliteti, shenjat që nuk duhen t’i neglizhuar

16 Maj, 17:04 | Përditesimi: 16 Maj, 17:04

 

Këtë të shtunë, në ‘Klinika 24’, në fokus do të jenë dy tema që prekin drejtpërdrejt shëndetin fizik, emocional dhe jetën e përditshme. Në pjesën e parë, do të flitet për ovarin policistik dhe shtatzëninë. A mund të mbetet shtatzënë një grua me ovar policistik? Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si ndikon ky çrregullim hormonal në fertilitet, metabolizëm dhe mirëqenien e gruas? Përgjigjet i sjell gjinekologia e ftuar në studio. Në pjesën e dytë, diskutimi zhvendoset te idhujt e kohës moderne dhe ndikimi i reality show-ve në emocionet, sjelljen dhe shëndetin mendor. A po jetojmë në epokën e famës së menjëhershme dhe të presionit psikologjik? Çfarë nuk sheh publiku pas kamerave? Një bisedë ndryshe me sociologen dhe me një ish-pjesëmarrës në reality show, për fenomenet që ndikojnë gjithnjë e më shumë në shoqëri.

E.H/Shqiptarja.com