Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me tërshërë dhe panxhar / Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule / Mish viçi me limon dhe kos.
Vetëm një ditë më parë, Shefi i kuzhinës nga "Bajo Resort" Henri Fejzulla, pati nderin të gatuajë për Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh, në një përvojë kulinare të kuruar me kujdes. Menuja e përzgjedhur u ndërtua mbi kombinimin e shijeve të rafinuara dhe produkteve cilësore, duke reflektuar stilin profesional dhe vizionin gastronomik të shefit. Por si u vlerësua kjo përvojë kulinare nga të ftuarit? Si u prit dhe u vlerësua menuja e përzgjedhur nga Ivanka Trump? Cilat elemente të shijeve dhe prezantimit lanë më shumë përshtypje, dhe çfarë reagimesh u dhanë pas përfundimit të darkës? Flasim në "Rreze Dielli" me Shefin e kuzhinës Henri Fejzulla, i cili na tregon disa detaje interesante.
Buka ka qenë për shekuj me radhë një nga ushqimet bazë në tryezën tonë, por sot ajo është kthyer edhe në një nga ushqimet më të diskutuara dhe më kontradiktore. Disa e konsiderojnë të domosdoshme për energjinë e përditshme, ndërsa të tjerë e fajësojnë për shtimin në peshë, fryrjen e barkut dhe probleme të ndryshme shëndetësore. A po na dëmton realisht buka që konsumojmë sot? Sa bukë duhet të hamë dhe cilat lloje janë më të shëndetshme? A ka lidhje buka me disa sëmundje kronike dhe pse tek shumë njerëz shkakton fryrje apo shtim në peshë? Për t’u ndalur te këto pyetje dhe për të ndarë fakte të bazuara në mjekësinë holistike dhe ushqyerjen e ndërgjegjshme, flasim në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na ndihmojë të kuptojmë të vërtetën për bukën dhe ndikimin e saj në shëndetin tonë.





















