Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë / Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz
Astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë. Do të jetë një javë me surpriza të mëdha sipas astrologut Jorgo Pulla. Më të favorizuar do të jenë shenja e Virgjëreshës duke qenë se Hëna e plotë në shenjë të tyre jep shumë mundësi, shenja e Peshqëve duke qenë se Saturni shkon në Peshk duke dhënë ndikime pozitive. Gjithashtu i favorizuar këtë javë është edhe Bricjapi duke qenë se Saturni është guvernatori i tij, i cili sjell ndikime të mira në punë dhe në kontrata të rëndësishme. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 6-12 Mars.
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në atë që në mjekësi njihet si "minuta e artë". Nga mbytja tek tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës, gjendja e të fiktit… cila është ndihma e parë në këto raste emergjente dhe si duhet të veprojmë. Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi, rrugë apo gjatë aktiviteteve sportive. Reagimi me shpejtësi dhe saktësi mund të shpëtojë jetë në rast urgjence. Gjate bisedës Merja këshilloi dhe rekomandoi si duhet të veprojmë me qetësi në situata të caktuara dhe cilat janë bimët mjekësore që na vijnë në ndihmë.