Euro 2020/ Sonte në fushë grupi D, Çeki-Angli të kualifikuara! Përballje decizive mes Kroacisë dhe Skocisë, vlen vetëm fitorja

22 Qershor 2021, 14:31

Çeki-Angli dhe Kroaci-Skoci janë dy ndeshjet e fundit të grupit D në Europian. Në përballjen e Londrës pritet një Angli me disa ndryshime në formacion, pasi ‘tre luanët’ dhe çekët e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa me shumë interes pritet Kroaci-Skoci. Të dy kombëtaret synojnë fitoren si alternativa e vetme për t’u kualifikuar.