Fasule me makarona në tavë dheu nga zonja Albana

21 Mars 2023, 12:01

Fasule me makarona në tavë dheu

Përbërësit:

  • 500 gr fasule
  • 250 gr makarona
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 1 degë selino
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 spec djegës
  • 2 lgj salcë domate koncentrat
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 litër ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fasulet të cilat i kemi zjerë me parë u largojmë lëngun. Kaurdisim qepën e grirë imët duke shtuar pak kripë për zbutje. Shtojmë karrotën dhe selinonë të prera në kubikë të vegjël, thelpinjtë e hudhrës dhe salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. Më pas shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lemë të marrë valë. Sapo uji të fillojë të vlojë shtojmë fasulet dhe makaronat. E kalojmë këtë masë në tavë dheu duke shtuar pak spec djegës dhe rozmarinë. E lemë në furrë sa të marrë një cipë të hollë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak salçiçe ose suxhuk.