Fërgesa turke / Speca me domate në tigan nga zonja Albana

6 Prill 2023, 12:12

Speca me domate në tigan

Përbërësit:

  • 200 gr speca
  • 3 domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim fillimisht në vaj ulliri dhe gjalpë specat, vendosim domatet e prera si dhe thelpinjtë e hudhrës të prera në fetëza të vogla. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike dhe e servirim.