Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë nga zonja Albana

14 Nëntor, 11:04 | Përditesimi: 14 Nëntor, 11:04

Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë

Përbërësit:

  • 400 gr salcë speci
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 200 gr gjizë ose njomëz
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri dhe 1 filxhan ujë. Shtojmë fërgesën, gjizën dhe e lëmë për 5 minuta të zihet. Shtojmë bimë aromatike dhe një vezë në mes. E vendosim në një tavë balte ku e kemi ngrohur pak më parë dhe e pjekim për 20 minuta në 200 gradë.

MC/Shqiptarja.com