Fileto pule me oriz dhe kunguj nga zonja Vjollca

8 Korrik, 10:47

Fileto pule me oriz dhe kunguj

Përbërësit:

400 gr fileto pule

2 lugë gjelle vaj

1 lugë gjelle gjalp

1 qepë

2-3 kunguj të njomë

1/2  lugë çaji Kerry

1 e 1/2  gotë oriz

3 gota lëng pule

kripë dhe piper të zi

4-5 gjethe borzilok

1 thelpi hudhër dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë fileton dhe e thajmë atë e presim më kubik të vegjël dhe e lëmë mënjanë. Qepën e presim në kubikë të vegjël. Në një tigan  të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë në të qepën dhe e kaurdisim atë deri sat ë zbutet. Shtojmë mishin e pulës dhe I përziejmë sëbashku deri sa mishit ë zbardhet. Shtojmë kungujt të prerë në kubikë, I përziejmë për 203 minuta rregullojmë shijen me kripë, karry dhe orizin dhe I kaurdisim sëbashku. Në fund shtojmë lëngun e pulës, I trazojmë dhe vendosim kapakun për 10=12 minuta. në fund presim imët borzilokun dhe 1 thelpi hudhër , 1 lugë gjelle vj ulliri e presim imët borziolkun dhe 1 thelpi hduhër, 1 lugë gjelle vaj ulliri e përziejmë dhe e shërbejmë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha