Pure patëllxhanësh me hudhra nga zonja Albana

26 Qershor, 11:56

Pure patëllxhanësh me hudhra

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 1 kokë hudhër
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • Pak spec djegës
  • Kripë

Përgatitja:

Patëllxhanët i pjekim në furrë ose në tenxhere me presion me pak vaj. U heqim lëkurën, i grijmë hollë dhe më pas i përziejmë në një enë porcelani me lugë druri duke i hedhur hudhra të shtypura, vaj ulliri dhe sipas dëshirës pak spec djegës. Po të duam puresë mund t'i hedhim dhe lëng domatesh të freskëta ose edhe domate të grira hollë.