Embëlsira të vogla të freskëta plot shije me banane, kos e çokollatë nga zonja Albana

2 Korrik, 11:31

Mini ëmbëlsira me banane, kos dhe çokollatë

Përbërësit:

  • 3 banane
  • 500 gr kos i trashë
  • 1 çokollatë kuverturë
  • Fruta të thata

Përgatitja:

Presim bananet dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. Sipër bananeve u shtojmë nga 1 lugë kos dhe i vendosim në frigorifer. Sipër shtojmë më pas çokollatë të shkrirë me fruta të thata dhe sërisht i fusim në frigorifer për 30 minuta.