Gjoks pule në qumësht nga zonja Albana

20 Mars 2023, 12:09

Gjoks pule në qumësht

Përbërësit:

  • 500 gr gjoks pule
  • 100 ml qumësht
  • Miell për pudrosje
  • 1 lugë gjalpë
  • Kripë, piper, trumzë

Përgatitja:

Filetojmë gjoksin e pulës dhe i rrahim fetat me një zbutës mishi në mënyrë që të jenë të gjitha me të njëjtën trashësi. I lyeni me miell duke shkundur miellin e tepërt.

Shkrijmë gjalpin në një tigan që nuk ngjit, më pas shtojmë fetat e pulës dhe i skuqim mirë nga të dyja anët. Në fund shtojmë qumështin, ulim zjarrin dhe i lemë të ziejnë derisa qumështi të bëhet kremoz. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe trumzë të freskët dhe e shërbejmë.